• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Oficeri i policisë, PAZARE për të trafikuar kokainë në këmbim të një borxhi…  (FOTO)
Home
Sociale

SKANDALI/ Oficeri i policisë, PAZARE për të trafikuar kokainë në këmbim të një borxhi… (FOTO)

15 January, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi rastin e një 40-vjeçari nga Poliçani, i cili kishte probleme pronësie me oficerin e policisë, Julian Balliu, me bordero shef sektori për sigurinë rrugore në Shkodër dhe i komanduar në Tiranë. Denoncuesi thotë se i ka paguar 30 mijë euro familjes së oficerit për një truall dhe nxjerrjen e lejes për ndërtimin e një karburanti në fshatin Mbrakull.

Leja rezultoi se kishte probleme dhe, nga viti 2013 deri në 2018, oficeri nuk i kishte kthyer lekët mbrapsht. Nëpërmjet kamerave të fshehta, Fiks Fare dokumentoi se shefi i policisë i thotë denoncuesit se nuk i ka lekët dhe në këmbim i premtoi 200 gramë kokainë, të cilën do e merrte në Itali.

Denoncimi në Fiks Fare
“Kam probleme me një oficer policie. Ju lutem më ndihmoni”. Kjo ishte ankesa e mbërritur në redaksinë e Fiks Fare, nga një qytetar. Disa ditë më pas, në një intervistë për gazetarët, ai thotë se është 40-vjeç, banon në Poliçan. “Historia e problemeve të mia ka filluar që në vitin 2013. Pasi u ktheva nga kurbeti, vendos që të investoj paratë në Shqipëri. Bisedoj me një shok, atëherë e konsideroja shok, por tani jo më, për të investuar. Ramë dakord për një truall. Ai do më ndihmonte që të nxirrja lejen për një pikë karburanti, pasi kishte babanë kryetar i komunës Vërtop. Kam paguar 30 mijë euro. Fillova punë, hodha dhe rreth 10 milionë lekë të vjetra dhe pas dy ditësh më vjen policia.

Kisha probleme me lejen për pikën e karburantit. Kisha disa dokumente, por nuk ishin të sakta” thotë 40-vjeçari. Më tej shpjegon se, nga viti 2013 e deri më sot, ka kontaktuar disa herë me familjen e oficerit, por nuk ka marrë mbrapsht lekët. Ai thotë se oficeri i policisë ka iniciale J.B dhe nuk e dinte saktësisht ku punonte, por tha se ka punuar në Lushnje dhe në disa drejtori policie. Pyetjes së përse i është drejtuar emisionit “Fiks Fare”, tha se dy ditë para denoncimit e kishte kontaktuar oficeri dhe i kishte ofruar diçka. “Më ofroi diçka të jashtëligjshme. Prandaj jam drejtuar te Fiksi. Nuk dua që të bëj diçka të tillë” përfundoi 40-vjeçari.

VIDEO:

https://youtu.be/Wt-cPInJ-eY

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adelina Tahiri zbulon të plotë veshjen në ditën e martesës, por ky detaj i habiti të gjithë
Previous article Zyrtare: Beqiraj prezantohet te skuadra e re

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT