• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Një ditë pas përplasjes frontale me SHBA-BE, Meta kërkon sot shtyrjen…
Home
Politikë

SKANDALI/ Një ditë pas përplasjes frontale me SHBA-BE, Meta kërkon sot shtyrjen…

3 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Një ditë pas konferencës së shtypit, në të cilën Presidenti i Republikës lëshoi akuza të ashpra ndaj SHBA dhe BE për pranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Meta rikthehet të sulmojë reformën në drejtësi.

Ndryshe nga herët e tjera, Presidenti nuk ka përdorur një platformë mediatike apo një konferencë për shtyp, por e ka bërë këtë përmes një dekreti, i cili rikthen në Kuvend për rishqyrtim një ligj me rëndësi të veçantë për ekonominë, atë që rregullon fushën e veprimit të përmbaruesve privatë dhe shtetërorë.

Në relacionin shoqërues, në shkelje flagrante të kompetencave të tij kushtetuese, Presidenti përtej analizës ligjore, jep një propozim që nëse do të aplikohej, do të vononte së paku me tre vjet të tjerë zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas Presidentit, pavarësisht se ligji i miratuar në Kuvend është në përputhje me legjislacionin e shumë vendeve të BE-së dhe rekomandimet e Komisionit Europian për harmonizimin ligjor, në Shqipëri nuk është i nevojshëm vetëm rregullimi i sistemit përmbarimor.

Presidenti çmon që vetë sistemi i përmbaruesve ka nevojë për një proces vetingu më vete, proces i cili duhet të realizohet paralelisht me reformën në drejtësi.

Problemi është se kurrë nuk ka pasur as ndonjë plan dhe as ndonjë rekomandim ndërkombëtar, për të kaluar në sitë edhe përmbaruesit e regjistruar në vendin tonë.

Prandaj, që kjo të ndodhë, edhe sikur të aprovohej ky ndryshim, do të duheshin së paku tre vjet, për të miratuar kuadrin ligjor, ngritur institucionet përkatëse e më pas për të nisur zbatimin e vetingut të përmbaruesve.

Tre vjet në rastin më të mirë dhe me kusht që të ekzistojë një vullnet i përbashkët politik, i cili në këtë moment qartësisht nuk ekziston.

Duke kushtëzuar vetingun aktual në zbatim, me vetingun e përmbaruesve, synimi i qartë i Presidentit është vonimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe njëkohësisht, edhe formimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet që të dekretojë shkarkimin e tij menjëherë pas nisjes nga funksionimi.

Përtej kësaj, Presidenti në dekretin e tij ka rënë përsëri në kurthin e sulmeve politike, pavarësisht se kjo përsëri është një shkelje e qartë e funksioneve të tij kushtetuese.

Presidenti kapet edhe me një tjetër aspekt të ligjit, atë që synon të kufizojë numrin e përmbaruesve në 1 për 20 mijë banorë.

Në vend që të analizojë juridikisht nëse kjo masë është e nevojshme apo jo, Presidenti kapet me censusin, i cili sipas tij nuk është i saktë “sepse në pesë vitet e fundit vendi ka përjetuar një emigracion masiv”. Ndaj, nuk mund ta dime me saktesi sa permbarues duhet te regjistrohen ne vend.

Këto janë të dhëna që artikulohen vetëm nga selia e SHQUP, e nuk mbështeten në asnjë të dhënë zyrtare, përfshi INSTAT, matjet e të cilit tregojnë për një ngadalësim të dukshëm të rënies demografike në vend, që ka rënë në minus 5-6 mijë banorë në vit, krahasuar me minus 20-30 mijë të disa viteve më parë.

Ndërkohë, rikthimi i këtij ligji për rishqyrtim vonon një masë të domosdoshme, që është ajo e rregullimit të sistemit përmbarimor në vend, çka ndikon në përkeqësimin e klimës së biznesit, frenon uljen e mëteshme të kredive të këqija dhe cënon sigurinë ligjore për investimet e huaja direkte

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEJOI QENIN TË HYNTE NË XHAMI/ Ja çfarë rrezikon gruaja katolike (VIDEO)
Previous article "NUK E PËRFILL ASNJË"/ Ngjela: Meta tentoi të SHKATËRRONTE Shqipërinë për të shpëtuar...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT