• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Nis verifikimi për ROVENA GASHIN. Agjentët në terren për sekuestrimin e 16 PRONAVE të padeklaruara prej saj
Home
Breaking News

SKANDALI/ Nis verifikimi për ROVENA GASHIN. Agjentët në terren për sekuestrimin e 16 PRONAVE të padeklaruara prej saj

12 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas publikimit të lajmit të bujshëm për zbulimin e 16 pronave të fshehura e të padeklaruara nga Rovena Gashi, ish Drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur puna për verifikimin e tyre në terren.

Kanë qenë ekspertët ndërkombëtarë të SHBA dhe BE pranë institucioneve të reja të drejtësisë, ata që kanë vënë sot në lëvizje mekanizmin.

Për shkak edhe të presionit shumë të madh publik dhe mediatik që po bëhet, pasi skandali ka ngjallur komente të pafund që e kanë shkundur rrjetin, dosja e Rovena Gashit tashmë ka kaluar e para në rradhën e vënies nën lupë nga ana e organeve të vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e kontrollit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka rinxjerrë të gjitha dokumentat që janë bërë publike, të cilat i disponon tashmë edhe vetë dhe ka nisur agjentët në terren.

Sipas burimeve të Alpenews.al janë tri grupe pune ato që po punojnë në tri drejtime të ndryshme për çështjen “Gashi”:

Grupi i parë, po verifikon në vend 16 pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi, të cilat i ka fshehur në emër të babait të saj Nuredin Gashi.

Zbulimi u bë nëpërmjet kontratave që ai kishte lidhur me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe ku u mësua se ai është pronari i 16 librezave. Megjithëse figuron si i papunë dhe pa kontribute në tatime për ndonjë aktivitet biznesi, ai duhet të justifikojë tashmë burimin e të ardhurave, për 14 apartamentet në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinat e biznesit në lagjen 14 në Shkozet dhe në hyrje të autostradës.

Grupi i dytë, hetimor për këtë çështje po meret me vlerësimin dhe fillimin e procedurave për sekuestrimin e kësaj pasurie të paligjshme, me sa duket që rrjedhin nga para të pista të korrupsionit dhe krimit të vendosura ndoshta gjatë kohës që zonja Gashi ka qenë de facto Nr. 2 i Prokurorisë krah z. Llalla. Ndërkohë që në shënjestër janë edhe disa pasuri të tjera kryesisht të patundshme, që besohet se janë të fshehura e të padeklaruara prej saj gjithashtu… Pritet që edhe ato ti shtohen listës së 16 pronave të zbuluara e të bëra publike deri tani.

Ndërsa një grup i tretë, po punon për të finalizuar vendimin për efekt të procesit të vettingut ndaj zonjës Gashi e cila është e djegur tashmë përfundimisht me sa duket, pas publikimit të skandalit të fshehjes së pronave dhe mosdeklarimit të tyre.

Ndryshe nga Adriatik Llalla që u tërhoq me vullnetin e tij, zonja Gashi duket një grua shumë e vendosur për të qëndruar brenda sistemit të drejtësisë. Fillimisht duke hedhur në gjyq Kryeprokuroren e re Arta Marku për atë që ajo e cilësoi si shkarkim të paligjshëm nga detyrat që mbante, ndërsa tani duke qenë një kandidate për tu zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas shpalljes së dy vendeve vakant nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO/ Katër sulmues “big” në axhendën e Florentino Perezit
Previous article Sakrifica e Perez, ja ku do t’i gjejë Reali 400 milionë euro për të blerë Nejmarin

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT