Të udhëtosh me transportin publik është një hall më vete, por kur është mjeti i vetëm me të cilin ke mundësi të lëvizësh nuk ke çfarë të bësh dhe do përballesh me fenomene e situata nga më të çuditshmet.
Shpeshherë ne redaksinë JOQ.al raportohet për vjedhjet që bëhen nëpër urbanë të linjave të ndryshme, për vonesat apo edhe për ngacmimet seksuale që ndodhin nga maniakët.
Megjithatë, në urbanin e linjës Institut-Uzina e Autotraktorëve ditën e sotme udhëtarët kanë parë një skenë llahtari.
Teksa urbani është në ecje dhe plot udhëtarë, një vajzë re qëndron pranë shoferit duke folur e qeshur dhe pas pak çon dorën tek organi i tij gjenital duke e prekur, theksojmë që shoferi ishte duke i dhënë timonit ndërkohë.
Në këtë rast, veprimi i vajzës përveçse është jo etik të ndodhë në publik, por rrezikohet edhe jeta e të gjithë pasagjerëve që udhëtonin në ato momente ma këtë linjë.
Vajza i flet shoferit, çka nuk lejohet dhe më pas i prek organin gjenital, veprim që lehtësisht mund ta shpërqendrojë drejtuesin e mjetit, i cili për asnjë moment nuk bën rezistencë për të penguar vajzën duke ditur që ishte në timon.
- Qytetari që ka dërguar videon shkruan për JOQ.al:
- Përshëndetje JOQ! Linja e autobusëve të Institutit, shikojeni vetë videon dhe mund të komentoni nëse është e pranueshme dhe etike që diçka e tillë të ndodhë në një urban.
Diçitura mund të ishte: e rritëm çmimi që të pajisim shoferët më dashnore. Shoferi do dashnore që të eci në malore!”


