Një ekzekutiv i lartë në “Disney Family Entertainment Company” është akuzuar për tri akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve.
Heeley, 58 vjeç, nga Santa Clarita akuzohet se ka abuzuar me dy vajza të mitura, para dhjetë vitesh.
Ai u arrestua më 16 nëntor dhe u lirua me kusht prej 150,000 dollarësh.
Sipas një deklarate, një nga vajzat ishte 15 vjeç në kohën e incidentit të supozuar.Viktima tjetër thuhet se u abuzua gjatë një periudhe katërvjeçare, e cila filloi që kur ajo ishte 11 vjeç.
Heeley nuk pranon fajin ndaj akuzave dhe kundërshton me forcë akuzat, thotë avokati i tij. Disney tha se veproi me shpejtësi dhe pezulloi Heeley pasi mësoj akuzat.
“Menjëherë pas mësimit të kësaj situate sonte, ai është suspenduar pa pagesë derisa çështja të zgjidhet nga gjykatat”, tha një zëdhënës i Disney.
Heely, i cili merret me licencimin e muzikës nga filma Disney, përballet me pak më shumë se nëntë vjet burg nëse dënohet për akuzat.
Përgatiti: AlpeNews.al



