• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandali në Burrel/ Prokuroria ndërpret hetimet. Policia e arreston një muaj më vonë
Home
Sociale

Skandali në Burrel/ Prokuroria ndërpret hetimet. Policia e arreston një muaj më vonë

26 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës rastin e një skandali që ka ndodhur në Prokurorinë e Matit. Edhe pse qytetari është vetëparaqitur në prokurori, ku është marrë në pyetje një ditë pas daljes së urdhërit të ndalimit, askush nuk e arreston. Qytetari arrestohet një muaj pasi prokuroria pushon hetimet.

Lajdon Bruci u arrestua nga policia e Burrelit 1 muaj pasi Prokuroria e Rrethit Mat kishte përfunduar hetimet ndaj tij dhe 5 muaj pasi ishte shpallur në kërkim, sipas policisë. Babai i tij, Sabri Bruci, u ankua pranë emisionit Fiks Fare që i biri është arrestuar në mënyrë të paligjshme nga policia. Pavarësisht se ai mban në dorë vendimin e pushimit të çështjes, ai sërish nuk lihet i lirë nga forcat e rendit. I pyetur nga gazetarët e Fiks Fare, shefi i policisë së Matit, pretendon se Lajdon Bruci është në kërkim, ndaj është arrestuar.

Historia e kësaj çështje nisi më 13.07.2017 kur ndaj shtetasit Lajdon Bruci dhe ndaj xhaxhait të tij u bë një kallëzim për veprën penale të kanosjes dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Më datë 16.10.2017 prokuroria e Matit pas hetimit vendos pushimin e procedimit penal ndaj këtyre shtetasve për të dyja veprat. Edhe atë të kanosjes dhe atë të armë mbajtjes pa leje. Për armë mbajtjen pa leje ashtu siç e kërkon ligji, prokuroria i bëri një kërkesë gjykatës së rrethit Mat për pushimin e kësaj çështje dhe shuarjes së masës së sigurimit të detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Vendosur ndaj xhaxhait të djalit. Në këtë kërkesë nuk citohet në asnjë rrjesht shaurje mase sigurie për shtetasin Lajdon Bruci. Sipas tij ai kishte dhënë deponim pranë prokurorisë, kishte firmosur dhe ishte lënë i lirë. Por pavarësisht këtyre veprimeve vetëm 4 dita para se gjykata të shprehej për kërkesën e prokurorisë dhe pas 5 muajve që ishte bërë kallzimi ndaj tij, ai arrestohet nga policia. Sipas të cilës pretendohet se Lajdon Bruci ishte shtetas në kërkim.

Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë prokurorisë së rrethit Mat. Kjo e fundit sqaroi se pas kryerjes së veprimeve hetimore është konkluduar se procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve duhej të pushohej. Por në asnjë moment nuk i përgjigjet pyetjes se sa herë ky shtetas është paraqitur në prokurori me vullnet të plotë dhe ka firmosur. Dhe neës prokuroria për këto paraqitje të ketë vënë në dijeni policinë. Sipas prokurores së çështjes, veprimet e saj kanë qenë konform ligjit proçedurial penal dhe se policisë i është venë në dispozicion si vendimi i pushimit dhe kërkesa për pushim drejtuar gjykatës.

Pavarësisht të gjitha këtyre pretendimeve Lajdon Bruci ka dalë nga burgu pas 26 orësh, me një vendim të gjykatës së shkallës së parë Mat, pas kërkesës së prokurores Alketa Nushi. Gjykata çmoi si të ligjshëm arrestimin e tij, por nga ana tjetër urdhëroi menjëherë lirimin e shtetasit Lajdon Bruci.

Prokuroria e Matit nuk ka njoftuar policinë që qytetari Lajdon Bruci është paraqitur pranë organit të akuzëz gjatë 4 muaj të hetimeve. Kjo neglizhencë e prokurorisë, ka çuar në arrestimin e tij nga policia.

Policia e Matit ka arrestuar pas pesë muajve një shtetas, sipas saj të shpallur në kërkim, kur ky i fundit ka qenë i lirë, është paraqitur para prokurores së çështjes dhe ka qenë në marrëdhënie pune shtetërore deri dy javë para se policia ta gjente dhe ta arrestonte në mes të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fansja e Juventusit 'çmend' rrjetin me këto poza 'përvëluese' (FOTO)
Previous article (FOTO) Njihuni me stadiumet më të jashtëzakonshëm në botë

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT