• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Monika Kryemadhi i jep kartën e anëtarësimit në LSI të dënuarit me burg
Home
Politikë

SKANDALI/ Monika Kryemadhi i jep kartën e anëtarësimit në LSI të dënuarit me burg

16 November, 2020 s.autor Politikë

Dy ditë më parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Njësinë 1, ku i shpërndau kartën e anëtarësisë edhe një të dënuari me vendim gjykate.

Skandali lidhet me personin Valter Vasku, i cili rezulton se është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për përndjekje dhe ushtrim dhune ndaj një vajze.

Me vendimin Nr. 2198, Gjykata e Apelit do të dënonte me 8 muaj burg Valter Vaskun, duke e deklaruar atë fajtor për kryerjen e veprës penale të “Përndjekjes”.

Historia nis në datë 04 shtator 2014, kur shtetësja E. P, u paraqit në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë, duke e kallëzuar Valter Vaskun për përndjekje dhe kanosje ndaj saj.

Sipas vendimit të gjykatës, shtetësja E.P ka qenë e lidhur me të pandehurin për një periudhë prej një vit e gjysmë, por meqenëse ai e keqtrajtonte, kishte vendosur që të ndahej prej tij.

Nga ky moment, Vasku është bërë edhe më i dhunshëm dhe disa herë ka tentuar të ushtrojë forcë ndaj saj, edhe në prani të shoqeve. Kjo situatë e ka shtyrë E. P që të bëjë kallëzimin në polici.

Sipas vendimit të zbardhur të Gjykatës së Apelit, janë provuar deklarimet e shtetases E.P dhe shoqes së saj, për këtë arsye Vasku është dënuar me 8 muaj burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OFL ZBARKON NË DIBËR/ Iu kërkon burimet e pasurisë 3 të dënuarve për trafik droge (EMRAT)
Previous article BUXHETI 2021/ Rama live në Kuvend: Shëndetësia vend të veçantë, rritje më e lartë në 30-vjet

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT