• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI MJEDISOR/ Liqeni i FIERZËS drejt katastrofës ekologjike. Gjendja e rënduar e FAUNËS ujore
Home
Sociale

SKANDALI MJEDISOR/ Liqeni i FIERZËS drejt katastrofës ekologjike. Gjendja e rënduar e FAUNËS ujore

13 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Liqeni i Fierzës, i krijuar vite më parë në funksion të hidrocentralit më të madh të vendit, fatkeqësisht vazhdon të mbushet me mbeturina sa herë që ka rritje të nivelit të tij.

Mbeturinat vinë bashkë me prurjet hidrike që sjell Drini i Bardhë nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia. Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan drejt Kukësit e Tropojës për të vëzhguar nga afër situatën problematike e cila rrezikon të kthehet në katastrofë ekologjike.

Pjesa më e madhe e Liqenit që ndryshe njihet edhe si Liqeni i Kukësit nga banorët e qytetit me po të njëjtin emër, shtrihet në territorin e Shqipërisë dhe një pjesë e vogël në Kosovë. Por ndotja e vazhdueshme e viteve të fundit tashmë ka dëmtuar jo vetëm turizmin në zone, por edhe faunën e liqenit, ndaj përfaqësuesit e Bashkisë së Kukësit nuk reshtin së kërkuari dhënien e statusit të veçantë për këtë liqen në mënyrë që të minimizohet ndotja.

Bujar Muçmata, sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Kukës u shpreh se problemi i mbetjeve është një problem që vjen kryesisht nga ndotjet matanë kufirit dhe veç aksioneve të pastrimit nuk ka kapacitete te tjera për të ndërhyrë. Bashkia e Kukësit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës, po planifikon një takim ku pritet të dakordohet për një projekt të qëndrueshëm për minimizimin e problemit që tashmë është me përmasa rajonale.

“Aktualisht liqeni është pronë e korporatës elektroenergjitike shqiptare si menaxhuesi kryesor i ujëmbledhësit më të madh në vend, ndaj duhet të ketë edhe përgjegjësinë për mirëmbajtjen e këtij baseni ujëmbledhës. Por problemi nuk mund të quhet i zgjidhur nëse nuk merren masa nga përtej kufirit siç është pala kosovare që është ndotësi më i madh i Fierzës”, u shpreh përfaqësuesi i Bashkisë Kukës.

Ndërkohë që ngriti zërin edhe për kërkesën e vazhdueshme nga ana e institucionit që përfaqëson, për një mjet lundrues vetëpastrues i cili do të minimizonte problemin e ndotjes. Gjatë vitit të kaluar drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civili shpalli situatë emergjente mjedisore në liqen dhe krahas preventivit për shpenzimet që kalon 2.5 milion lekë, Bashkia e Kukësit nuk mori asnjë qindarkë sipas zotit Muçmata.

Edhe në Tropojë ndotja ka qenë një problem i kahershëm. Janë 5 lumenj që bashkohen në lumin e Valbonës dhe bashkë me prurjet hidrike vijnë edhe mbetjet e ndryshme që kanë lënë shenja anës shtratit të lumenjve. Sipas shefit të shërbimeve publike Pal Rosaj, shenjat e mbeturinave anës shtratit të Valbonës arrijnë 2.5 m lartësi. Kjo ndotje ka ndodhur midis harkut kohor 2010- 2011, vite kur ka qenë edhe përmbytja e madhe.

“Territori është i vështirë për t’u pastruar, do mjete, forca dhe burime financiare. Ne kemi biseduar me disa organizata dhe me Ministrinë e Mjedisit dhe na është premtuar që do na ndihmojnë” pohon z.Rosaj.

Por, deri në mbajtjen e premtimeve dhe ndërgjegjësimit të gjithë faktorëve, liqeni i Fierzës do të vazhdojë të jetë i ndotur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryeministri Haradinaj: Me flamurin shtetëror synojmë njohjen ndërkombëtare të KOSOVËS
Previous article Bazel-City, mbyllet pjesa e parë! Skuadra e Guardiolës shënon 3 herë, shijojini golat

g.autor

Postime të ngjashme

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit Aktualitet

18 GËZHOJA NË VENDIN E NGJARJES/ Zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë, 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person Aktualitet

KRIM I RËNDË NË MIRDITË/ Qëllohet për vdekje një person

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT