• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Mishi i kafshëve me brucelozë dhe turbekulozë shkon në burg. Veterineri: Bëhet edhe sallam
Home
Breaking News

SKANDALI/ Mishi i kafshëve me brucelozë dhe turbekulozë shkon në burg. Veterineri: Bëhet edhe sallam

30 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administrohet nga një subjekt privat. Në këtë thertore qëndrojnë edhe dy veterinerë të Bashkisë Lushnje.

Kudret Gjyshja thotë se “nëse në certifikatë diagnoza është brucelozë dhe ne jemi të detyruar ta shkruajmë në raport brucelozë”. Sipas tij, të brendshmet, aparati tretës (stomak dhe zorrë) mëlçi, mushkri, veshka, shpretkë, këmbë dhe kokë, duhet të groposen.

“Ne i groposim me komision nga AKU nga inspektoriati veteriner dhe një punonjës këtu. Gropa nuk dezinfektohet. Gropa bëhet e thellë, dy metra e gjysmë. Këto hidhen në landfill të bashkisë në Lushnje, që e ka miratuar bashkia” thotë ai. Z.Gjyshja thotë se në landfill janë hedhur vetëm konfiskate. “Jo lopë, absolutisht. Nëse do të ishin hedhur lopë, raporti duhet të dilte nga ne. Ne edhe kur i groposim i bëjmë me procesverbal. S’bëhet llaf për lopë të groposura” thotë ai, ndryshe nga sa deklaron shoferi i fadromës së landfillit. Sipas veterinerit, nëse mbetje të këtyre lopëve hidhen në ambient të hapur, ka rrezik të përhapet sëmundje, pasi bruceloza dhe tuberkulozi janë viruse.

Ndërkohë, pyetjes se çfarë ndodh me mishin e lopëve të sëmura, veterineri thotë se ai konsumohet. “Dyqanet dhe konsumatori njoftohen se në raport është shkruar gjithçka. Në dyqane nuk shitet absolutisht. I çohet qendrave të rihabilimit. Por, ky mish ka kusht. Duhet zier para se të konsumohet. Është raporti që e ka të identifikuar se çfarë ka mishi. Raportin e ka institucioni, jo kuzhinieri” thotë veterineri.

Ndërkohë, ai thotë më tej se mishi nuk shkon në dyqane mishi, por shkon në burgje. Një punonjës tjetër i thertores thotë se mishi i lopëve të sëmura bëhet sallam.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI DHE VIP-AT/ Ja pse duhet ta duam një binjake si Eva Murati!
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA SPANJA/ Luka Modric zbulon të ardhmen, ja shifrat e kontratës së re

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT