• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Merrte ndihmë sociale edhe pse gjendej në EMIGRIM, ndiqen penalisht 6 administratorë
Home
Sociale

SKANDALI/ Merrte ndihmë sociale edhe pse gjendej në EMIGRIM, ndiqen penalisht 6 administratorë

22 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Disa ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi rastin abuziv me ndihmën ekonomike në Kamëz, rast për të cilin u shkarkua dhe u çua për ndjekje penale administratorja sociale, Dhurata Çali.

Drejtoresha e Shërbimit Social të Tiranës, Luneda Sufali u shpreh se pas denoncimit të emisionit “Stop”, shërbimi social zhvilloi një audit, nga ku rezultoi se ishin përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë në abuzim.

“Shërbimi social ngriti grupin e auditit dhe vëzhgoi komplet familjen Qema. Në këtë situatë nuk është përfshirë vetëm një administratore, zonja Dhurata Çali, por janë përfshirë edhe 5 administratorë të tjerë. Sipas VKM-së, numër 955, të vitit 2016, anëtari madhor i familjes është i detyruar të paraqitet për të plotësuar deklaratën 3-mujore të ndryshimit social ekonomik. Kjo deklaratë është hedhur në sistemin e regjistrit elektronik të ndihmës ekonomike nga 6 administratorë: Sinan Çerpja, Rilinda Dauti, Luan Xhika dhe kryesisht peshën më të madhe e mban Dhurata Çali, Alltana Dura dhe Esmeralda Troçi”.

Drejtoresha Sufali deklaroi se institucioni që drejton ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për të gjashtë administratorët e rastit abuziv të ndihmës ekonomike dhe se gjithashtu Rabie Mema, administratorja që ka tërhequr çdo muaj pagesën e ndihmës ekonomike për familjen Qema, duhet të kthejë dëmin financiar të shkaktuar nga ky abuzim, me vlerën e 228,960 lekë të reja.

“Ju falenderoj shumë për këtë indicie që morëm nga ju dhe dua t’i bëj thirrje të gjithë administratorëve në gjithë Shqipërinë që të jenë shumë korrekt në detyrë dhe të mos abuzojnë, në mënyrë që edhe ne të mos jemi para situatave të tilla”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buffon: Hyra në futboll me Vespa dhe do të largohem me një limuzinë
Previous article Mbrojtësi 70 milionë eurosh emërohet kapiteni i ri i Holandës…

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet Aktualitet

SPAK E KA THIRRUR TË PARAQITET SOT/ Zgjerohen akuzat ndaj Belinda Ballukut, pritet t’i komunikohen edhe për 3 lotet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT