• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME TESTET E SHPEJTA/ ZBULOHET laboratori ilegal në Durrës. 483 udhëtarë morën test fals
Home
Breaking News

SKANDALI ME TESTET E SHPEJTA/ ZBULOHET laboratori ilegal në Durrës. 483 udhëtarë morën test fals

5 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër skandal i falsifikimit të testeve anti-Covid është zbuluar në Durrës. 5 persona u vunë në pranga dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi kishin ngritur një laborator të palicensuar. Sipas policisë pajisën me teste të shpejta false rreth 500 persona që udhëtuan drejt Italisë.

Testi i shpejtë negative për Covid është një prej kushteve për të lëvizur mes shteteve në këto kohë të pandemisë së Koronavirusit.

Këtë situatë, 6 të rinj nga Tirana e Durrësi e kishin shfrytëzuar për të ndërtuar një aktivitet të paligjshëm me qëllim përfitimin.

Ata kishin ngritur në Lagjen 4 të qytetit të Durrësit një laborator të palicensuar për kryerjen e testit të shpejtë

Sipas policisë aty u pajisjen me test të rremë të paktën 483 shtetas të cilët do udhëtonin në drejtim të Italisë.

Kjo veprimtari sipas burimeve ka zgjatur për një kohë të gjatë, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë dhe kërkesat e shumta të shtetasve që udhëtojnë jashtë vendit gjatë sezonit të verës.

 

Shpërthim me lëndë plasëse në një pallat në Tiranë, policia: Banori dëgjoi zhurmë, ishte kapsoll (Foto)
Cmimet për testin fals mësohet se nisnin me 3000 lek por edhe më shumë kur udhëtari kishte emergjencë.

Pas informacioneve, policia e Durrësit organizoi këtë fundjavë Operacionin “Laboratori”.

5 persona mes të cilëve tre gra të përfshira u vunë në pranga dhe një I 6 u shpall në kërkim!

Të arrestuarit janë:

Eva Haruni, 34 vjeçe,

Elio Agolli, 24 vjeç,

Ervin Çela, 29 vjeç,

Anxhela Spahiu, 24 vjeçe, dhe Aida Pisli, 25 vjeçe.

Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Mashtrim”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjatë periudhës së pandemisë janë zbuluar disa raste të laboratorëve që falsifikonin teste të Covid kundrejt pagesës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FORCAT MË TË ERRËTA TË FASHIZMIT..."/ Kënga e priftërinjve serbë, reagime në Kosovë: Vuçiç po merr pjesë në…
Previous article COVID-19/ Delta shkakton 54 viktima dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri. Grupmosha më e prekur

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT