Ka përfunduar dëshmia e Afrim Qendros tek Krimet e Rënda. Qendro shprehet: “Dhash të gjithë informacionin e duhur. U pyeta si person që ka dijeni me ngjarjen. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria,” deklaroi ai. Qendo u mor në pyetje përreth 40 minuta.
…
SKANDALI ME RRUGET/ Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, edhe kreu aktual i ARRSH, Afrim Qendro
11:15 Pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj sot ka shkuar për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan drejtori aktual i ARRSH, Afrim Qendro.
Ai ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 11:00, ndërsa do të pyetet nga prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ka marrë më parë edhe dëshminë e dy ish-ministrave të LSI.
Afrim Qendro nuk shoqërohet nga avokat, ndërsa do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tirane-Elbasan.
Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dyte të ministrit Gjiknuri në 2017. /shqiptarja.com


