Një grup i madh personash janë përfshirë në skandalin me tjetërsimin e pronave sot në Bashkinë Lezhë. Policia ka lëshuar urdhër arresti për 23 persona të cilët dyshohet se kanë përfituar prona tek “Rana e Hedhun”. Deri më tani janë arrestuar 12 persona, ndërsa 11 të tjerë janë ende në kërkim.
Mes të arrestuarëve JUXHINA MEMA është një tjetër e akuzuar për skandalin me tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Lezhë.
Përveç GJELINA BACAJT e cila vetëm me arsim të mesëm punonte si përgjegjëse e Kadastrës çudia ka ndodhur edhe me punonjësen tjetër.
Juxhina Mema, mbante detyrën e ish – specialiste në Drejtorinë e Bujqësisë në Bashkinë Lezhë.
JUXHINA MEMA vetëm 25 vjeçe, e diplomuar për fizioterapi, ka punuar gjithashtu si specialiste pranë Kadastrës gjatë kohës që janë kryer abuzimet me pronën.
25-vjeçarja nga Gramshi është lënë në masën e “Arrest shtëpie” në banesën e saj në Gramsh .
AlpeNews.al



