• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PAGAT/ Arben Kraja: Edhe SPAK do të hetojë, nëse do ketë të përfshirë subjekte apo…
Home
Breaking News

SKANDALI ME PAGAT/ Arben Kraja: Edhe SPAK do të hetojë, nëse do ketë të përfshirë subjekte apo…

29 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Skandali me publikimin e të dhënave personave, si pagat dhe targat, të më shumë se 600 mijë shqiptarëve, nuk janë në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Kështu deklaroi sot kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili theksoi se ky institucion vepron mbi bazë të kompetencave. Sipas Krajës, nëse në skandalin e publikimit të pagave do të ketë të përfshirë subjekte apo vepra penale që janë në kompetencën e SPAK, patjetër që ky institucion do të përfshihet në hetim.

“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. nxjerrja e të dhënave publike nuk është në kompetencën tonë, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, patjetër që edhe SPAK do të hetohet”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja.

Duke u ndalur te rezultatet e SPAK në vitin 2021, Kraja paralajmëroi se përgjatë vitit 2022 do të ketë rezultate edhe më cilësore nga ky institucion në të gjitha fushat, si goditja e krimit apo korrupsioni në nivele të larta.

“2021 ishte një vit konsolidimi i SPAK, nga pikëpamja e ngritjes së BKH, gjysma e saj, nga pikëpamja e ngritjes së strukturës, por edhe rezultateve.. Janë bërë rezultate në të gjitha fushat, qoftë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsioni në të gjitha nivelet e sistemet, si dhe në përdorimin e fondeve publike.

2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë dhe tregues më të lartë në të gjitha këto fusha. Shpresoj të mbyllim komplet BKH në gjysmën e parë të vitit dhe pastaj të vazhdojmë me ushtrimin e ndjekjes penale brenda prioriteteve që kemi. Rezultatet do të jenë në vazhdimësi dhe më cilësore”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRAT PAS PUBLIKIMIT TË PAGAVE/ I riu nga Durrësi: Jam në Itali, por zbulova se punoj në Tiranë…
Previous article OPERACIONI "BALDUSHKU"/ Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori, lënda narkotike shitej me 700 € kg

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NA SHPËTUAN VAZOT E LULEVE"/ I dehur në timon, shqiptari futet me makinë mes klientëve të një taverne në Selanik, tre të plagosur Aktualitet

"NA SHPËTUAN VAZOT E LULEVE"/ I dehur në timon, shqiptari futet me makinë mes klientëve të një taverne në Selanik, tre të plagosur

NJË GRUA NË KRYE TË BURGJEVE/ Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit Aktualitet

NJË GRUA NË KRYE TË BURGJEVE/ Gogu firmos emrin e Sadleva Bodos pas dorëheqjes së Kupit

E TRISHTË/ Shakaja që u kthye në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin në Fushë-Krujë Aktualitet

E TRISHTË/ Shakaja që u kthye në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin në Fushë-Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT