Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg biznesmenin Ardian Xhillari i akuzuar për skandalin e naftës bruto. Me vendim të Gjykatës janë lënë të lirë Lule Njebza, ish-zv/drejtore e Doganave si dhe për Mirarbër Teneqexhin, ish-drejtor i doganës së Tiranës.
Ardian Xhillari u arrestua nga INTERPOL-i në 1 shkurt në Frankfurt të Gjermanisë, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare 2 vite më parë.
Xhillari akuzohet për skandalin me naftën virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol e cila hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore. Pritet të nisin procedurat përt ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku do përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.