Në fillim të viteve të 80- ta të shekullit XX-të, në Telford të Anglisë, rreth 1 mijë vajza u droguan, u maltretuan fizikisht dhe përdhunuan, ndërsa pas këtij skandali më të madh në Britani qëndron një bandë e paskrupult.
Autoritetet përgjegjëse nuk u përgjigjen në mënyrë adekuate për akuzat, kërshtu që ata që ishin përgjegjës kaluan pa asnjë ndëshkim, ndërsa kertrajtimi i vajzave vahzdonte
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendashme të Britanisë, në janar të vitit 2015, janë hetuar 15. 1 rastë të keqpërdorimit të fëmijëve në 10 mijë njerëz, që i bie rreth 225 viktima të mundshme për një total prej 155 mijë banorë në Teford.
Deputetja e Telford, Lusi Alen i ka karakterizuar ndodhitë e fundi si ndodhi të jashtëzakonshme dhe sqetesuese dhe tronditese, dhe ka kërkuar vazhdim të hulumtimit si ai në Roterdam, ku mbi 1400 vajza u abuzuan seksualisht gjatë 16 viteve, nga meshkuj pakistanez në këtë qytet.
“Është e nevojshme të nisë një hetim i pavarur për shfrytëzimin seksual të fëmijëve në Telford në mënyrë që banorët e këtij vendi të kenë besim të plotë në pushtet”, tha ajo.
Lusi Lou (16), nëna e saj dhe motra kanë vdekur kur 26 vjeçari Azhar Mehmud, pasi që i dhunoi ivrau me thikë në shtepinë e tyre. Taksiti për herë të parë e ka sulmuar dhe dhunuar Lusin ën vitin 1997, pas kësaj ajo ngeli shtatzënë dhe lindi fëmij në moshe 14 vjeçare.
Mehmud a marrë dënim me burgim për shkak të vrasjes së Lusis, nënës së saj Ajlin dhe motrës 17 vjeçare Sara, por asnjëher nuk u arrestua apo akuzuar për përdhurnim të të miturave.
Një viktimë tjetër, e cila u drogua dhe u përdhunua nga nëntë njerëz një vit më vonë, tha se vrasja e Lusos ishte një paralajmërim për vajzat e tjera që të heshtin. Nxënësja, e cila donte të mbetet anonim, pohon se ajo ishte mjaft e dëshpëruar sa që kishte menduar që ta vrasë vetën.
“Jam frikësaur se familja ime do të vdes njejtë si e Lusisë. Kam menduar që do të jenë të sigurt vetëm nesë une vdes”, ka thënë ajo.
Në vitin 2002, një nxënëse 13 vjeçare, Becky Watson, vdiq në një aksident trafiku të paspecifikuar në Telford. Më vonë, doli se dy vjet më parë ajo kishte luftuar në një bandë kriminale aziatike, të cilën, siç shkruante në ditar e sajë, e detyronin atë të flinte me të gjithë.
Nëna e saj ishte shumë herë në stacion policorë, madje u ka dhënë edhe një listë me të dyshuarit, por asjëhere nuk u ndërmor asgjë.
“Vazhdimisht kam kërkuar ndihmë, por kam pasur një bindje se nuk kam kujt të i drejtohem. Sikur policia të hulumtonte rastin e Becky-t, ndoshta fati i vajzave tjera do të ishte më ndryshe.
Në vitin 2013, gjatë një operacioni policorë u arrestuan 7 meshkuj. Mubarek Ali (34) i cili ua vardiste adalesshenteve, prej të cilave disa prej tyra kanë pasur vetëm 13 vjet. Vëllai i tij Adel Ali (21) u dënua me 26 vjet burg pasi që u akuzuan për abuzim seksual me dy adoleshente, të cilat më vonë i detyrai në prostitucion.
Viktima e detyruar nga pedofillët në prostitucion thotë: “Nuk guxoj as të mendoj as sa viktima ka qenë gjatë këtyre viteve, nuk od të më befasonte nëse nukri do të ishte i njejtë me atë të Roterdamit”.