Rrjeti “ka marë flakë” nga publikimi i skandalit të fshehjes së 16 pronave nga ana e Rovena Gashit, krahut të djathtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe mikesha më e ngushtë e Adriatik Llallës.
Reagimi i qytetarëve nëpërmjet mijëra komenteve ka qenë në mënyrat nga më të ndryshmet. Ajo që i bashkon të gjitha është mllefi dhe indinjata për një zyrtare kaq të lartë të shtetit shqiptar e cila në formularët e deklarimit të pasurisë shkruan se ka marë kredi për të blerë një lavatriçe dhe tani rezulton që zotëroka miliona euro pasuri të paligjshme për të cilat është kërkuar njëzëri sekuestro e menjëhershme.
E si të mos mjaftonin këto qytetarët janë inkurajuar duke denoncuar publikisht të tjera pasuri të paligjshme që ata thonë se kanë prova që i takojnë Rovena Gashit dhe familjarëve të saj më të afërt subjekt i ligjit për vettingun.
Ne do të vijojmë ti botojmë të gjitha komentet e qytetarëve.
Kjo është pjesa e dytë e komenteve të qytetarëve që po postojmë gjatë ditës së sotme për këtë çështje:
AlpeNews.al