• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ “Magjistari” i pronave Adriatik Llalla. Si blinte një apartament, për ta shitur direkt me çmim vile (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

SKANDALI/ “Magjistari” i pronave Adriatik Llalla. Si blinte një apartament, për ta shitur direkt me çmim vile (DOKUMENTI)

23 July, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Krimet e Rënda njëftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreh 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”.

Ish kryeprokurorit i janë sekuestruar 1 miliardë lekë pasuri, që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale, si dhe pronat.
Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.

Zbulimi i AlpeNews.al më 8 mars të këtij viti:
Që Adriatik Llalla nuk kishte asnjë aftësi, të gjithë e paskemi kuptuar gabim. Sepse shfletimi i fletëve të dosjes së bëmave të tij, na bën që mësojme se ku qëndon sekreti i lulëzimit të tij dhe familjarëve që notojnë prej vitesh në një luks të pazakontë.

Adriatik Llalla qenka një “magjistar” i vërtetë, i cili paska aftësinë e rrallë për të shndërruar në ar, gjithçka që ai prek me dorë. E sigurisht që ta zotërosh si duhet një mjeshtëri të tillë, të duhet të sigurosh më parë një shkop magjik.

Adriatik Llallës i shkëlqeu ylli shumë herët, si rrallëkujt në këtë vend kur ai kuptoi se shkopi magjik, fshihej nën kolltukun e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive dhe më pas Prokurorit të Përgjithshëm të një vendi si Shqipëria.

Për ta bërë më të prekshme edhe për ju këtë aftësi, Alpenews.al ju ofron sot një shembull fare të thjeshtë nga dosja e z. Llalla.

Këto shkresa që shihni këtu janë fletët e një kontrate per shitblerjen e nje apartamenti nga z. Llalla ne Lagjen 13, ose e thënë me gjuhë popullore, në Plazh të Durrësit. Me letra figuron e blerë në datë 19 mars të vitit 2012. Ka një sipërfaqe banimi prej 67.2 metrash katrorë dhe i blerë me një çmim prej 22 milionë lekësh. Në atë kohë z. Llalla ishte Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së.

Merrte një rrogë prej rreth 160 mijë lekësh në muaj. Ndërsa bashkëshortja e tij merte një pagë prej rreth 44 mijë lekësh në muaj. Nëse çifti Llalla do të jetonte disa vjet me radhë vetëm duke bërë një jetë krejt normale, me këto të ardhura 22 milionë lekët do ti duheshin të paktën disa vite për ti kursyer. Mos harrojmë se ndërkohë kishin bëre edhe investime te tjere me para ne dore, perfshi blerjen e një ullishte prej 3 000 metrash katrorë ne Tirane.

E si të mos i mjaftonin këto, edhe kete aprtament ne plazh e blene duke derdhur 22 milione leke cash ne dore, pronarit.

Bukur deri këtu. Po çfarë ndodh më pas?

 

 

Pasi e kanë blerë këtë apartament ne plazh, qe eshte nje investim që presupozohet se për një çift është shumë i rëndësishëm dhe i mirëmenduar, Llalla pasi e bleu më 19 mars 2012, e shet atë vetëm dy javë më pas, më 5 prill 2012. Ky është çasti kur fillon dhe shpaloset aftësia e rrallë prej magjistari pronash i Adriatik Llallës.

Brenda dy javëve, ai jo vetë arrin që të gjejë blerës në treg, jo vetë që të beje letrat dhe formalitetet e tjera shku a ardh nga Tirana në Durrës për tu takuar me bleresin, per ti treguar shtepine, per ti mbushur mendjen sesa bukur eshte ta kesh kete prone ne plazh, etj, etj por ai ka patur fuqinë e mbinatyrshme që ti mbushi mendjen për tia shitur plot 2.2 herë më shtrenjt se çe kishte blerë. Duke ia rritur vlerën në vetëm dy javë, me 220% pronës së tij, duke e shitur apratmentin me çmimin e një vile të asaj kohe, plot 50 mijë dollarë.

 

Pas kësaj, a ka më njeri që nuk beson në aftësitë e jashtëzakonshme prej magjistari pronash të Adriatik Llallës?! Se mos mendoni se ka diçka tjetër që fshihet prapa trukut të tij, që ja kalon edhe prestigjatorit më të  madh në botë David Copperfield?!

Jo. Adriatik Llalla është thjeshtë shumë i zoti. Si një njeri i zhytur në raste të mëdha korrupsioni, siç e përcaktoi Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Shumë shpejt, gjithë shqiptarët do ta mësojnë trukun e magjistarit tonë të rremë.

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOSHËSE DHE MAHNITËSE/ Oriana Sabatini, "MUZA" e re e Paulo Dybalas (FOTO)
Previous article E akuzuan për operacione kur i doli video nga X Factor, habit përgjigja e Rinës

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT