• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Ilir Meta jep shtetësi për 4 ditë, duke injoruar sigurinë kombëtare dhe shmangur Ministrinë e Brendshme
Home
Politikë

SKANDALI/ Ilir Meta jep shtetësi për 4 ditë, duke injoruar sigurinë kombëtare dhe shmangur Ministrinë e Brendshme

10 October, 2020 Delo.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në një proces të dyshimtë dhe plot pikëpyetje, duke u dhënë
nënshtetësisë shqiptare shtesave të huaj brenda katër ditëve, duke shmangur Ministrinë e Brendshme
dhe pa kryer verifikime për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare.

Deri më sot, dekretet e presidentit Meta për dhënie shtetësie shqiptare bazohen në ligjin për shtetësisë
të vitit 1998, pasi ligji i ri për shtetësinë, i miratuar 29 korrik 2020, hyn në fuqi në mes të muajit tetor
2020, për shkak se Kuvendi u detyruar ta votonte për herë të dytë në shtator, pasi Meta e ktheu
mbrapsht në gusht.

Dekretet e presidentit Meta për dhënie shtetësie pa kaluar nga procedura e zakonshme bazohen në
nenet 9 dhe 20 të ligjit të vitit 1998, që parashikojnë kushtet dhe procedurat e dhënies së shtetësisë.
Pikërisht tek neni 9 është edhe pika 7, e përdorur nga presidenti Meta, e cila parashikon që mund t’i
jepet shtetësia një të huaji edhe nëse nuk i plotëson kushte të përgjithshme: “Të huajit, që ka mbushur
moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson
kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor,
ekonomik, kulturor dhe kombëtar’’.

Por, kushti kryesor dhe i panegociueshëm në çdo rrethanë është garantimi i sigurisë kombëtare. Pika 6
që në fakt mbetet si kusht edhe në raste “dhurimi” të nënshtetësisë për merita të veçanta, ka të bëjë me
sigurinë kombëtare, duke vendosur në çdo rast si kërkesë që “Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos
prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë”. Në shumë raste, Ilir Meta ka përdorur
pikërisht pikën 7 të nenit 9, pra për interesin shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar, për të dhënë
shtetësi pa plotësuar kushtet tjera.

Me siguri këtë pikë Meta a ka përdorur edhe për të dhënë nënshtetësi në kohë rektor 4 ditore futbollisti
Winnful Essua Joseph Cobbina siç e ka denoncuar gazetari Mero Baze, duke shkaktuar reagime dhe
kërcënime nga ana a presidentit. Në fakt Meta ka shkelur pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, pikë e
cila parashikon verifikimin e personit që i jepet nënshtetësia nëse përbën apo jo kërcënim për sigurinë
kombëtare.

Një verifikim i tillë duhet të kalojë detyrimisht nëpërmjet Ministrinë së Brendshme, por që Meta e ka
shmangur në shumë raste, por me siguri edhe në rastin e dhënies së nënshtetësisë shqiptare futbollistit
afrikan, Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka ardhur në Shqipëri në korrik të 2018. Në datën 24 shtator
2020 është bërë kërkesa nga klubi i futbollistit, dhe në datën 28 shtator 2020, Meta ka firmosur
shtetësinë, duke i hapur rrugë pajisjes me pasaportë shqiptare të huajit.

Çfarë kontrolli mbi figurën e futbollistit mund të realizohen në vetëm 4 ditë, për të qenë i sigurt që nuk
përbën rrezik për sigurinë kombëtare? Dhe nëpërmjet cilit institucion e ka realizuar kontrollin, duke e
ditur që Ministria e Brendshme nuk është kontaktuar nga Presidenca?

Duke përdorur pikën 7 të nenit 9 mbi “merita të veçanta” presidenti Ilir Meta ka anashkaluar totalisht
procedurën e përcaktuar edhe në nenin 20 të ligjit të ’90, ku parashikohet se “Presidenti i Republikës,
brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës së Ministrisë së Rendit Publik, nxjerr dekretin përkatës.
Në rast se kërkesa nuk është e plotë, materiali i kthehet për t’u plotësuar Ministrisë së Rendit Publik
brenda 1 muaji nga dita e paraqitjes. Kur janë kushtet e pikës 7 të nenit 9 të këtij ligji, dekreti për fitimin
e shtetësisë shqiptare nxirret edhe pa ndjekur procedurën e mësipërme”.

Meta ka përdorur paragrafin e fundit të nenit 20, duke shmangur Ministrinë e Brendshme, në dhënien e
shtetësisë, por megjithatë ka shkelur pikën 6 të nenit 9, duke injoruar sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, në 20 korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e ri për shtetësinë. Ligji i forcon kriteret
për fitimin e shtetësisë edhe në raste për “merita të veçanta’’, pasi i kalon të gjitha kompetencat edhe
në këto raste Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave.

Pra me ligjin e ri, Ilir Meta e ka të vështirë të japë shtetësi të huajve, pasi është hequr hapësira e
përdorur deri më sot nga presidenti.

Në këtë kushte, në 10 gusht 2020, Meta nxori një dekret duke kthyer mbrapsht ligjin e ri për shtetësinë.
Në shpjegimin e kësaj vendimmarrje, Meta thekson se ligji për shtetësinë ka ndikim të drejtpërdrejtë në
sigurinë kombëtare, ligji i ri është kundërshtim me kushtetutën, i heq kompetencat etj. Kuvendi rrëzoi
dekretin e Metës dhe e votoi edhe një herë ligjin me të njëjtën përmbajtje në datën 24 shtator 2020, me
rrëzua me 83 vota kundër, 15 pro dhe 13 abstenim.

Pikërisht në këtë datë Meta ka marrë kërkesën dhe dhënien e shtetësisë futbollistit Winnful Essua
Joseph Cobbina, çka tregon shqetësimin për mosplotësimin e kritereve të parashikuara në ligjin ri.
Ndërkaq, ligji i ri për shtetësinë nr. 113/2020, u botuar në Fletoren Zyrtare në datën 29 shtator 2020 hyn
në fuqi në mes të këtij muaji. Këto janë edhe ditët e fundit që presidenti Meta po firmos dhënie
shtetësie sipas qejfit, siç e ka bere deri tani me ligjin e vjetër.(Shqiptarja.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOLOMBIA MPOSHT ME LEHTËSI VENEZUELËN/ Por mbrojtësi i tremb të gjithë. Shikoni dëmtimin horror (VIDEO)
Previous article PAS 12 DITË LUFTIMESH/ Armenia dhe Azerbajxhani vendosin armëpushim

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi Politikë

ÇFARË NDODHI? PS përjashton Agron Shehajn 30 ditë nga Kuvendi

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT