• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I TOKAVE NË LEZHË/ Cilët janë 2 pronarët që denoncuan zyrtarët (FOTO)
Home
Sociale

SKANDALI I TOKAVE NË LEZHË/ Cilët janë 2 pronarët që denoncuan zyrtarët (FOTO)

21 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tjetërsimi i 234 mijë metër katrorë tokë në malin e Shëngjinit, Malin e Rencit dhe te “Rana e Hedhun” u zbulua pas kallëzimit që depozituan në Prokurorinë e Lezhës, dy pronarët legjitimë të sipërfaqeve të “grabitura”.

Gjek Çelaj, një nga kallëzuesit
Gjek Çelaj, një nga kallëzuesit

Dy pronarët që kanë denoncuar skandalin janë Gjek Çelaj dhe Pjetër Prela. Prokuroria e Lezhës, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi Gjek Çelaj, më datë 15 shtator 2017, ka regjistruar edhe procedimin penal nr. 671, viti 2017, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”.

Në bazë të kallëzimit të Gjek Çelaj, ndër të tjera ka denoncuar se familja e tij ka banuar prej kohësh në vendin e quajtur “Mali i Rencit”, Shëngjin. Gjyshi i tij, i ndjeri Gjon Preka, ka pasur në pronësi të tij para vitit 1945, në Malin e Rencit, një sipërfaqe toke prej 12 dynymë tokë buke, si dhe një sipërfaqe prej 150 dynymë livadhe dhe kullota, fakte këto të pasqyruara në dokumentin nr. 2293/1, datë 04.06.2014, të lëshuar nga Arkivi Qendror Shtetëror.

Pas njohjes së pronës, trashëgimtarët e të ndjerit Gjon Prek Çelaj kanë ndjekur rrugën ligjore për kthimin fizik të saj, proces i cili nuk ka përfunduar akoma. Pavarësisht kësaj, kallë- zuesi para disa ditësh ka më- suar se prona, e cila është e familjes së tij dhe për të cilën është në proces gjyqësor për kthimin fizik të saj, me anë të dokumenteve të falsifikuara ishte regjistruar në pronësi të disa personave, të cilët pretendojnë se kanë përfituar në bazë të ligjit 7501. Nisur nga ky fakt, Prokuroria e Lezhës ka bashkëpunuar të dy procedimet penale në një të vetëm.

KALLEZIMI

Hetimet për dosjen e tjetërsimit të sipërfaqes prej 234,548 m2 tokë në zonën bregdetare të Shëngjinit nisën në shtator 2017. Indicia erdhi pas denoncimit të një qytetari, që në fakt është pronari i sipërfaqes së tokës. Bëhet fjalë për Pjetër Prelën, i cili në korrik të vitit 2017 iu drejtua me kallëzim Prokurorisë së Përgjithshme.

Pas referimit të çështjes në Prokurorinë e Lezhës në shtator 2017, kjo e fundit regjistroi procedim penal për veprën “Falsifikim i dokumenteve”. Ndërsa vetëm pas hetimeve të mëtejshme, më 16 shkurt 2018, Prokuroria e Lezhës ngriti dhe akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për zyrtarët që ishin nën hetim.

Pjetër Prela, i cili me vendim Gjykate rezulton pronar i sipërfaqes së tokës, kishte vërejtur në zyrën e regjistrimit të pronave, se në fakt ai nuk ishte më pronar i saj në një kohë kur nuk kishte bërë shitjen e saj. Në kallëzimin e Prelës, thuhet se ai është një nga trashëgimtarët e ligjshëm të të ndjerit Gjergj Mark Prela, për të cilin Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Lezhë, me anë të vendimit nr. 28, datë 19.09.2011, ka vendosur: T’u njohë trashëgimtarëve ligjorë të të ndjerit Gjergj Mark Prela.

fax

Gjithashtu, Pjetër Prela në kallëzimin e tij në Prokurorinë e Përgjithshme, shprehet se pasuria, e cila u është kthyer nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, është ndarë nga trashëgimtarë ligjore të të ndjerit Gjergj Mark Prela dhe pjesa takuese e tij me sipërfaqe prej 14 504 m2 është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pronave të Paluajtshme Lezhë.

Në vijim, kallëzuesi shprehet se ngjitur me pasurinë e tij, persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara kanë bërë regjistrimin e një sipërfaqeje toke, e cila është shkëmb dhe rërë, duke e paraqitur si tokë “arë” dhe e kanë regjistruar në Hipotekën e Lezhës në një kohë që toka është rërë dhe shkëmb. Regjistrimi i kësaj toke është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duke qenë se nga ky veprim cenohen interesat e tij të biznesit, gjithashtu cenohen dhe interesat e shtetit, ky shtetas ka kërkuar verifikimin e këtij rasti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ferro bën kot, paska ngrën DRU si qen! Publikohet VIDEO ku rrihet nga 4 personat
Previous article Transformimi i tmerrshëm i yjeve të futbollit

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT