Arrestimi i ish avokatit të presidentit të SHBA, Donald Trump, mori një jehonë të madhe nga mediat në mbarë botën. Akuzat që rëndojnë mbi të ishin disa, por si lindi e gjithë kjo përplasje?
Gjithçka filloi pas publikimit të përgjimeve të kryera nga ish avokati, Cohen. Përgjimet ishin biseda të zhvilluara nga Trump me një pornostare, ku ai i kërkon ish avokatit të tij që të paguaj për heshtjen e vajzës, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në vitin 2006.
Kjo e fundit me anë të avokatit të saj akuzoi presidentin për tentative e tij të heshtjes në vitin 2016.
Pikërisht këto para me të cilat është kërkuar heshtja e pornostares, dyshohet se janë paratë e fushtës, gjë e cila bën që ligji elektoral të shkelet.
Cilat ishin reagimet e presidentit për këtë situatë?
Trump e pranoi se kishte kryer pagesën nga ana e tij, por mohoi vazhdimisht që të ketë pasur marrëdhënie me Stormy Daniels.
Ai vazhdimisht me anë të postimeve në rrjetin social “Twitter” e quan hetimin një gjueti shtrigash që udhëhiqët nga 17 demokratë të nevrikosur dhe një mashtrim i paguar nga ish rivalja e tij, Hilari Klinton.
Gjithashtu ai nuk u ndal duke akuzuar drejtpërdrejtë për njëanshmëri prokurorin special në krye të hetimit, Robert Mueller.
Si përfundoi i gjithë hetimi:
Ish-avokati Michael Cohen, u deklarua fajtor në një gjykatë në Manhattan. Cohen tha se e bëri këtë pas urdhrit nga dhe se ai veproi me qëllimin e ndikimit në zgjedhje.
Ish avokati pranoi 8 akuzat që rënduan mbi të duke përfshirë mashtrimin e taksave dhe bankave në një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët. Po ashtu ai tha në gjykatë ditën e djeshme se ishte urdhëruar nga një kandidat për zyrën federale, për të thyer ligjet federale të zgjedhjeve.
Në përfundim të gjyqit ai u deklarua fajtor për:
- -Pesë akuza të evazionit fiskal
- -Një akuzë për dhënien e deklaratave të rreme në një institucion financiar
- -Një akuzë për shkaktimin me dashje të një kontributi të paligjshëm të korporatës
- -Një akuzë për të bërë një kontribut të tepërt të fushatës me kërkesën e një kandidati apo fushate
Dënimi i tij është caktuar për në datë 12 dhjetor. Një mundësi tjetër për të, është se ai mund të lirohet pasi të ketë kryer një kusht prej $ 500,000 (£ 390,000), dorëzimin e pasaportës së tij dhe çdo arme zjarri që ai mund të ketë.
Përgatiti: AlpeNews.al





