• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I PËRGJIMEVE/ Izraeli dhe Franca “bashkojnë forcat” kundër “spiunit Pegasus”
Home
Nderkombetare

SKANDALI I PËRGJIMEVE/ Izraeli dhe Franca “bashkojnë forcat” kundër “spiunit Pegasus”

1 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Franca dhe Izraeli kanë rënë dakord që të trajtojnë çështjen e programit të spiunimit Pegasus në mënyrë të kujdesshme dhe profesionale. Dakordësia është arritur mes kryeministrit të Izraelit, Naftali Bennett dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, raporton Reuters.

Izraeli ka hetuar nëse softueri Pegasus i firmës kibernetike NSO Group, i cili mund të hakojë telefona është keqpërdorur në shkallë globale.. Ministria e Mbrojtjes e Izraelit mbikëqyr eksportet e mjeteve sulmuese kibernetike si Pegasus.

Në korrik, disa organizata ndërkombëtare mediatike raportuan se Pegasus ishte përdorur në hakimin e telefonave inteligjentë që u përkisnin gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe zyrtarëve qeveritarë në disa vende.

NSO ka hedhur poshtë raportet, duke thënë se ato ishin “plot me supozime të gabuara dhe teori të pavërtetuara”. Pegasus ishte menduar për t’u përdorur vetëm nga inteligjenca qeveritare dhe agjencitë e zbatimit të ligjit për të luftuar terrorizmin dhe krimin, tha NSO.

Telefoni i presidentit të Francës, Emmanuel Macron ishte në një listë të objektivave të mundshëm të përgjimit duke përdorur softuerin Pegasus nga Maroku, raportoi gazeta franceze Le Monde. Maroku i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se nuk e posedonte Pegasusin. Nga an tjetër Macron ka bërë thirrje për një hetim.

Bennett dhe Macron u takuan në Glasgoë gjatë konferencës së OKB-së për klimën dhe folën për sfidat globale, me programin bërthamor iranian në krye të listës, tha zyra e Bennett.

Një zyrtar diplomatik izraelit, i cili nuk pranoi të identifikohej, tha se çështja e NSO ishte diskutuar gjithashtu.

“U ra dakord mes drejtuesve që tema do të vazhdojë të trajtohet në mënyrë diskrete dhe profesionale dhe me frymën e transparencës mes dy palëve”, tha zyrtari.

Ky bashkim ka ardhur pas skandalit të përgjimeve të bërë publike muaj më parë, në të cilën programi i spiunimit Pegasus përgjonte disa nga kompanitë më të mëdha dhe liderët ndërkombëtarë, mes tyre edhe presidentin francez Emmanuel Macron. Pegasus infekton pajisjet iPhone dhe Android, duke u mundësuar operatorëve që të incizojnë bisedat telefonike, të kenë qasje në mesazhe, fotografi, emaila, fjalëkalime, si dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofona dhe kamera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SHTËPINË E "BBV" HYN NJË TORTË/ Ja momenti kur Fifi dhe Semi e hanë me duar (VIDEO)
Previous article KAPEN MAT/ Zbulohet vajza misterioze që u kap krah Majkut (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT