• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I “PANDORA PAPERS”/ SPAK nis hetimet për shqiptarët e përfshirë
Home
Breaking News

SKANDALI I “PANDORA PAPERS”/ SPAK nis hetimet për shqiptarët e përfshirë

6 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka nisur hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e  “Pandora Papers”.

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmetaj ka bërë me dije se ka marrë një telefonatë nga kreu i SPAK Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontakte me rrjetin e gazetarëve që hetuan të dhënat. Nga dokumenet u zbulua se në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore,  është edhe një politikan shqiptar. Sipas të dhënave të “Pandora Papers” janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompanitë nuk janë në emër të tyre.

Pak ditë më parë është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për  një kompani ‘offshore’ të konsulencës. Dokumentet e publikuara zbuluan se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar.

Kompania kishte firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me OST në Shqipëri në prill të vitit 2014 për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016. Dokumentet zbulojnë se një firmë e vogël konsulence e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe një muaj më parë, kompania ‘AL Energy Transmission’ e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi, ka marrë nga Energoinvest një shifër prej 3.6 milionë eurosh.

Panora Papers zbuloi se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Investigimi i publikuar më 3 tetor ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË KROACI/ Ja sa ishte magnituda
Previous article SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Kombëtarja vazhdon përgatitjet, një tjetër futbollist bën me dhimbje koke Rejan. Ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT