Të enjten, 4 korrik, Kuvendi do të mbajë interpelancën me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me skandalin e Onkologjikut.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbajti sot mbledhjen ku informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.
Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.