• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Skandali i lobimit të Partisë Demokratike, Ambasada Britanike: Ndikimi rus, shqetësim
Home
Shqipëri

Skandali i lobimit të Partisë Demokratike, Ambasada Britanike: Ndikimi rus, shqetësim

16 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ambasada Britanike në Tiranë është e shqetësuar për përpjekjet ruse për të ndikuar Ballkanin, por nuk pranon të komentojë akuzat ndaj Partisë Demokratike se është financuar nga lobistë rusë. E pyetur nga gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, nëse Britania është e shqetësuar për këtë çështje, ambasadori Duncan Norman u përgjigj se:

 “Unë nuk dëshiroj të komentoj specifikisht mbi akuzat mes PS-së dhe PD-së; nuk mendoj se më takon mua ta bëj një gjë tillë sot. Por mund të them që ne jemi të shqetësuar për aktivitetin më të gjerë të Rusisë në rajon, përfshirë edhe çfarë ndodhi në Malin e Zi.”

Ambasadori zhvilloi këtë të premte një bashkëbisedim me gazetarët në Tiranë, për të qartësuar pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj saj që është konsideruar sulmi i parë kimik pas Luftës së Dytë Botërore. Sikundërse qeveria e tij, ambasadori bëri përgjegjës Rusinë për sulmin me një agjent kimik nervor e një ish-spiuni rus që u sulmua në Angli bashkë me vajzën e tij.

“Ne vendosëm që kishte vetëm dy shpjegime të mundshme. Ose: Ky ishte një akt i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër shtetit tonë; ose Qeverisë ruse mund t’i ketë shpëtuar prej kontrollit ky agjent nervor, me gjasë katastrofikisht i dëmshëm dhe është lejuar të bjerë në duar të tjera. Ne nuk do të tolerojmë përpjekje të paskrupullta për të vrarë civilë të pafajshëm në tokën tonë.”

Por a do të reagojë ushtarakisht NATO ndaj Rusisë pas këtij incidenti.

“Mendoj se është e gabuar ta shohim ngjarjen si thjesht lojë spiunësh. Në realitet bëhet fjalë për një sulm me armë kimike nga një shtet tjetër në Mbretërinë e Bashkuar dhe për këtë arsye ngjarja është kaq e rëndë. Le të jemi të qartë; asgjë nga ato që unë thashë nuk sugjeron që masat e ndërmarra janë një përgjigje ushtarake. Sigurisht ne presim nga aleatët tanë të përgjigjen dhe sigurisht i mirëpresim përgjigjet e duhura nga ana e aleatëve në NATO, por nuk po flasim për veprime ushtarake.”

Megjithëkëtë, dimri i gjatë dhe kërcënimi rus me bllokimin e gazit është real, ndaj Britania saktëson se nuk dëshiron prishje të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç’po ndodh me shoqërinë shqiptare? Tre vajza të tjera tentojnë vetëvrasjen
Previous article BUNDESLIGA/ Bayern Munich, Heynckes kërkon rekordin e Pep Guardiolës

Redaktor2

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT