Pavarësisht të denoncimit me zë dhe me figurë të paktën 13 rasteve të pastra të dhënies së ryshfetit në doganiereve në doganën e Durrësit, asnjë prej tyre nuk është pezulluar nga puna, ndërkohë që prokuroria ka nisur procedimin penal duke referuar çështjen në polici, për 12 doganierë të cilët shihen në pamje duke marrë ryshfet.
Madje Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar pas të gjitha videove të transmetuara.
News24 vërtetoi se përmes një skeme të konsoliduar në dogana është ngritur një rrjet të mirëfilltë i shtrirë në të gjitha strukturat e kësaj administrate fiskale, ku çdo hallkë e sistemit është e lidhur me njëra-tjetrën në funksion të ryshfetit. Në një video duket shefi i turnit te sektori i eksporteve në portin e Durrësit Drini Maxhari, që merr paratë nga subjektet private
Qytetari: Për katër eksporte
Shefi i turnit te eksportet: OK
Qytetari: Mirupafshim
Edhe në të paktën dy raste të tjera shefi i turnit te eksportet në doganën e portit të Durrësit Drini Maxhari merr përsëri paratë e ryshfetit
Në rrjetin e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë së rilindjes. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj vëllai i Dritan Palnikaj ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë së brendshme, ish-drejtor i shërbimit të brendshëm të burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.


