• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I INCENERATORËVE/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja dhe Klodian Zoto
Home
Breaking News

SKANDALI I INCENERATORËVE/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja dhe Klodian Zoto

26 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga Stela Gugallja dhe Klodian Zoto të përfshirë në skemën e skandalit të inceneratorëve, për këtë arsye Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ka vendosur që t’i shpallë në kërkim ndërkombëtar. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta.

Skema e përdorur
Në njoftimin e SPAK thuhet se kompania  “Albtek Energy” sh.p.k. (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) kanë marrë fatura dhe kanë kryer pagesa për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare.  “Albtek Energy” ka deklaruar në mënyrë fiktive 2.950.000 Euro ndërsa “Integrated Technology Services” 735.000 Euro, 3.7  milionë euro gjithsej.  Sipas SPAK shifrat e deklaruara si shpenzime dhe që janë fiktive janë përfituar nga Lefter Koka, pra mbi 3.7 milionë euro gjithsej. Këto para Lefter Koka i ka marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Albtek Energy” për koncesionin.

Roli i Stela Gugalljas dhe Klodian Zotos
Stela Gugallja dhe Klodian Zoto sipas SPAK si pronarë të 2 kompanive kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Lefter Koka ka marrë përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "META ËSHTË PËRFSHIRË NË TRAFIQE DROGE E NJERËZISH"/ Akuzat e Çupit: Ai dhe Berisha synojnë azil në Rusi
Previous article ARRESTOHET 21-VJEÇARI NË KAVAJË/ Kundërshtoi policët, pas kontrollit dhe hetimeve rezulton se është autori i…

Delo.autor

Postime të ngjashme

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, dyshimet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT