• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandali i CEZ/ Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit të hetimit, zbulohen arsyet sepse…
Home
Sociale

Skandali i CEZ/ Prokuroria kërkon shtyrjen e afatit të hetimit, zbulohen arsyet sepse…

16 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pas marrjes së dëshmisë së Shkelzën Berishës, ish-ministrit Genci Ruli si dhe dërgimit të dy letërporosive drejt Kosovës e Francës për pyetjen e Nuel Kalajt, Prokuroria e Tiranës ka mbetur në vend numëro për hetimin e çështjes CEZ.

Për shkak të mbarimit të afatit tre mujor që u la në dispozicion gjykata, e cila e ktheu çështjen për rihetim, pasi konstatoi se nuk ishin kryer veprime të plota dhe të gjithanshme, grupi i hetimit, ka përmbushur detyrat e lëna. Por në kohën, kur përgjigjet e dy letërporosive për pyetjen e Kalajt, nuk janë ekzekutuar dhe konsiderohen si tejet të rëndësishme për të hedhur dritë mbi çështjen, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me kërkesën për shtyrjen e afatit të hetimit edhe për tre muaj të tjerë.

Burimet thanë se është gjykata e cila duhet të vlerësojë rëndësinë e dëshmisë së Kalajt dhe mbi këtë bazë vendos nëse do të ketë ose jo shtyrje afati për dosjen në kuadër të të cilës po hetohet për dyshimet se privatizimi i OSSH-së në 2009 tek cekët e CEZ, ishte fiktiv.

Derisa të ketë një vendim, prokurorët nuk kanë më veprime hetimore për të kryer e për momentin iu duhet të analizojnë çështjen, mbi bazën e të dhënave të reja që mund të jenë mbledhur nga pyetja e djalit të ish-kryeministrit, apo personave të tjerë. Hetimet për çështjen CEZ nisën nga prokuroria e Tiranës kohë më parë, e cila vendosi mbylljen e çështjes, por vendimmarrja u kthye mbrapsht nga gjykata.

Privatizimi i OSSH u shndërrua në objekt hetimi nga një komision hetimor parlamentar, në përfundim të të cilit socialistët deklaruan se buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm me vlerë 414 milionë eurosh. Sipas socialistëve procesi i privatizimit ishte fiktiv dhe fituesi ishte i paracaktuar./ Balkanweb

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Inter vuan, Ikardi-Perisiç kanë “fikur” motorrat e golit
Previous article "E kemi djalin akrobat..." Çfarë do të thotë Rezarta Shkurta me këtë?! (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT