• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I  “ÇANTËS IMILON EURO”/ SHBA ngre pikëpyetje për hapjen e negociatave të Shkupit me Brukselin në tetor
Home
Rajon

SKANDALI I “ÇANTËS IMILON EURO”/ SHBA ngre pikëpyetje për hapjen e negociatave të Shkupit me Brukselin në tetor

9 August, 2019 enxhi.autor Rajon

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer tha se një hetim i pazgjidhur për shantazh në Maqedoninë e Veriut mund të minojë perspektivën e vendit për hapjen e bisedimeve të shumëpritura për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ish-kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, papritmas dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas akuzave kundër saj për organizim të një skeme për të zhvatur miliona euro nga një biznesmen i paditur në këmbim të uljes së një dënimi.

Zyra e Prokurorisë Speciale (SPO) që drejtohej nga zonja Janeva, u krijua për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta dhe ka qenë prej kohësh simbol i aspiratave transatlantike të kësaj ish republike jugosllave. Me drejtimin e hetimeve ndaj ish-kryeministrit autoritar Nikolla Gruevski, zyra e saj ishte e mandatuar kryesisht për të rivendosur sundimin e ligjit në vend.

“Këto janë akuza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze,” i tha zoti Palmer Zërit të Amerikës. “Ne mbështesim një hetim të plotë dhe transparent për këto akuza dhe, nëse provat ekzistojnë, atëherë duhet të ketë ndjekje penale. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë besnikërinë e tyre ndaj sundimit të ligjit.”

Vendi ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje më shumë se dy dekadëshe me Greqinë mbi çështjen e emrit, dhe duke hequr një pengesë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Javën e kaluar, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shkupi duhet të reformojë gjyqësorin që të mund të trajtojë rastet e nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit përpara se BE-ja të mund të caktojë datën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por se ai ishte “i sigurt se vendimi (për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE) do të merret në tetor. “

Zoti Palmer tha se ai është optimist se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE mund të hapen këtë vjeshtë, por zgjidhja e çështjes së prokurores Janeva do të jetë thelbësore për këtë vendim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHKRIMTARË TË MËDHENJË BISEDA TË MËDHA"/ Ismail Kadare për “Le Monde”: Të jetosh do të thotë të bësh letërsi
Previous article LIROHET PLAZHI I GJIPESË/ Çuçi: Ky ishte bastioni i fundit i zaptuesve! Paligjshmëria do të marrë fund

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT