• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ I arrestuari i Ndragheta, në 2006-n pritej me nderime në zyrën e Berishës dhe Bashës
Home
Politikë

SKANDALI/ I arrestuari i Ndragheta, në 2006-n pritej me nderime në zyrën e Berishës dhe Bashës

26 January, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Dosja “Basso Profilo”, një dosje me 1.500 faqe e Prokurorisë së Katanzaros në Itali, që ka sjellë në arrestimin e 50 personave, është shndërruar në një temë të nxehtë të aktualitetit politik shqiptar. Janë dy fakte inkriminuese, sipas opozitës që rëndojnë mbi qeverinë e sotme. Një bisedë e regjistruar e vitit 2017, në të cilën Eurodeputeti Lorenzo Casa i thonte funksionarit të partisë UDC, Francesco Talarico se në Shqipëri mund të korruptoje kollaj çdo funksionar vendas me 100 mijë euro.

Dhe fakti i dytë, që i dyshuari kryesor për lidhjet e tij me mafian kalabreze, Antonio Gallo, ka pasur një dyqan rrobash që xhironte 40 milionë Lekë të vjetra në vit në zonën e Bllokut. Të dyja këto ngjarje janë të dhëna jo vetëm rrethanore, por edhe që nuk provojnë absolutisht asnjë lidhje të politikës shqiptare me mafien italiane. Gallo ka ardhur në Tiranë si një sipërmarrës Italian, shtet ku ai ka një shumëllojshmëri biznesesh dhe si i padënuar, prandaj hapja e një dyqani nuk përbënte asnjë shkelje.

Biseda e vitit 2017 është thjesht një opinion. Nuk ka asnjë provë edhe në të. Provë ama, është një ngjarje skandaloze e shtetit shqiptar, në vitin 2006, me të njëjtin protagonist të arrestuar tani për lidhjet e tij mafioze, eurodeputeti Lorenco Casa. Historia nis që në vitin 2001. Casa, atëherë një funksionar shtetëror, provohet nga Prokuroria si marrësi i një zarfi të mbushur me para për të favorizuar një tender rruge në krahinën e Bazilicatës, për llogari të kompanisë së quajtur ANAS s.p.a.

Këtë fakt e ka publikuar një ndër të përditshmet italiane me qarkullimin më të madh në treg, “Il Fatto Quotidiano”. https://www.ilfattoquotidiano.it/2014/03/28/cesa-il-lato-oscuro-delludc-soldi-e-societa-tutti-i-casini-del-segretario/929178/

Pesë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2006, në kohën kur Kryeministër është Berisha dhe Ministër Transporti është Basha, ANAS vjen në Shqipëri, e rekomanduar nga Lorenco Casa.

Ajo që Berisha i premton ANAS-it është e pabesueshme. Disa nga akset kryesore të vendit, Portin e Durrësit, Korridorin e 8-të, Durrës-Tiranë-Shkup-Elbasan-Pogradec-Sofie.

Transkripti i këtij takimi të publikuar në faqen zyrtare të kompanisë:

24 shkurt 2006

“Sot, ANAS nënshkroi një program bashkëpunimi me Autoritetin e Rrugëve të Republikës së Shqipërisë. Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua në Tiranë nga CEO i ANAS, Giovan Battista Papello dhe Drejtori i ARSH-së, Lejla Saraçi, në prezencën e Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Komunikimeve (nuk thuhet në tekst, por është Lulzim Basha)”.
https://www.stradeanas.it/it/strade-anas-spa-e-general-roads-directorate-dell%E2%80%99albania-firmano-tirana-un-programma-di-cooperazione

Po kush është Giovan Battista Papello, drejtori i rekomanduar i mbërritur në Shqipëri?

Ish-drejtori i ANAS është tashmë në burg, i dënuar me vendim të prerë nga drejtësia italiane për korrupsion dhe shpallje falimenti të rremë. Edhe ai i përfolur për lidhjet e tij mafioze. https://www.mn24.it/banca-rotta-fraudolenta-e-corruzione-in-carcere-ex-consigliere-anas/

Mjafton një kërkim i thjeshtë në motorët e kërkimit me emrin ANAS dhe mafia për të lexuar me dhjetëra raste kur kompania është përfolur për lidhje mafioze apo kur drejtues të saj kanë shkuar në burg për shkak të qënies pjestarë apo përfitues nga kontakte me Ndraghettan, mafian kalabreze apo Cosa Nostran, mafian e famshme siçiliane.

Midis të tjerave, lajme për lidhjet e ANAS me mafian janë https://www.reggiotoday.it/cronaca/ndrangheta-ëaterfront-indagati-funzionario-anas-dipendenti-comunali.html Si dhe: https://www.seizethetime.it/mafia-e-lavoro-nei-cantieri-veneti/

Përfundimisht, ndërsa sot opozita fajëson pa prova qeverinë si e lidhur me krimin, qeveria e djeshme i priste në zyrë dhe u jepte kontrata të majme përfaqësuesve të Ndraghettas.

Personat dhe subjektet kyç në këtë aferë janë pesë.

1. Lorenzo Casa. Eurodeputet. I arrestuar për lidhje mafioze, i dënuar për korrupsion për favorizimin e ANAS në një tender.

2. Giovan Battista Papello. CEO i ANAS. I dënuar për korrupsion dhe mashtrim financiar. I përfolur për lidhje mafioze. I pritur me nderimet më të mëdha në zyrën e Berishës në vitin 2006.

3. ANAS. Kompania e provuar për korrupsion dhe lidhje mafioze, të cilës iu dhanë korridoret kryesore të rrugëve në Shqipëri.

4. Sali Berisha. Ish-Kryeministri që priti me të gjithë nderimet Papellon në zyrën e tij në 24 shkurt 2006.

5. Lulzim Basha. Asokohe Ministër Transporti, i pranishëm në takim dhe i gatshëm të lehtësonte depërtimin e ANAS në çdo aks të rëndësishëm të vendit, përfshirë edhe Portin e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE GOCA! Aurela Çaçe ka një MESAZH për ju: Mos lejo të të mbyllin në muret e kufizuara të mendjeve të frikësuara
Previous article MBILLET NJË PEMË NË NDER TË KLODIAN RASHËS/ I ati mes lotësh: M’u përgjysmua dhimbja, do jetë...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun Aktualitet

ARRESTIMI I ERGYS AGASIT/ Policia e Durrësit njoftim zyrtar: Udhëtonte në të njëjtin mjet me Shpatarakun

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur… Aktualitet

DETAJET E ARRESTIMIT/ Policia e ndoqi Ergys Agasin nga Elbasani në Plepa, kur…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT