• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Hetimi: Si Adriatik Llalla ia zhduku nga dosja Rovena Gashit, 35 mijë eurot e deklaruara si “dhuratë”. Dyshimi
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI/ Hetimi: Si Adriatik Llalla ia zhduku nga dosja Rovena Gashit, 35 mijë eurot e deklaruara si “dhuratë”. Dyshimi

15 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Ka marë një rrjedhë krejt të papritur hetimi i brendshëm që po zhvillohet në lidhje me skandalin e zhdukjes nga dosja e Dritan Ginës ish Kryeprokurorit të qarkut të Elbasanit, të një shume prej 35 mijë eurosh të deklaruara sipas tij si “dhuratë”.

Skandali është bërë publik nga mediat orët e fundit dhe ka vënë në lëvizje Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) shkalla e parë e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të drejtësisë shqiptare.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, njeriut më të afërt të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla, pasi ai sapo mori detyrën e emëroi atë Drejtoreshë të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe të sektorit të Dekriminalizimit.

Në deklaratën e pasurisë së vitit 2011, Gina shkruan në njërën nga faqet e para të formularit (bashkëshortja e tij nga ana tjetër, ka shkruar se ka marë dhuratë një shtëpi në Tiranë?!) se ka marë si dhuratë 35 mijë euro dhe se detajet rreth saj i kishte përshkruar në faqen 6 të saj.

Por ajo faqe është zhdukur nga dosja e z. Gina çka besohet deri tani se është bërë prej tij për të zhdukur gjurmët e një shumë marramendase e cila nuk mund të justifikohet edhe aq thjeshtë në këtë mënyrë.

Ajo që i ka shqetësuar më shumë ata që po e verifikojnë këtë skandal të ri të z. Gina është fakti se kjo shkresë mund të jetë zhdukur shumë herët. Që në kohën kur është bërë deklarata.

E ajo periudhë përkon me kohën kur në krye të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (tetor 2008 – dhjetor 2012) ka qenë Adriatik Llalla i cili më pas u bë Prokuror i Përgjithshëm dhe bashkëshorten e Dritan Ginës e kishte bashkëpunëtoren më të afërt e besnike.

A thua që ky të ketë qenë borxhi dhe sekreti i madh i errët që nisi të bëjë një e të pandarë më pas Adriatik Llallën dhe Rovena Gashin?!

Telenovela vazhdon…

Përgatit: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestohet në Itali i dyshuari për terrorizëm i kërkuar nga FBI, objekti i çuditshëm që iu gjet
Previous article MERO BAZE/ FAKTET, të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT