Ish-zëdhënësja e Partisë Demorkatike, Oriela Nebiaj ka reaguar e indinjuar pas publikimit të bisedës erotike mes dy deputetëve Grida Duma dhe Ervin Salianji.
Përmes një reagimi të shkurtër, ajo komenton dy skandalet më të bujshme të këtyre dy ditëve brenda “selisë blu”.
Teksa komenton bisedën e zbardhur mes deputetëve të PD, ajo nënvizon refuzimin e mandateve të deputetes nga dy kandidatet femra në listën e PD në qarkun e Beratit, të cilën e cilëson si ngjarje të shëmtuar.
“Kjo puna e refuzimit te madateve nga zonjat ne Berat me duket me e shemtuar se te gjithe mesazhet erotike te parlamentit te mbledhura bashke..”, shkruan Oriela.
Kujtojmë se kandidatet femra u tërhoqën nga lista për t’i hapur rrugën biznesmenit Astrit Veliaj. (TemA)