• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI/ Daçiç mblodhi para nga tregtarët e armëve për t’i përdorur kundër Kosovës
Home
Rajon

SKANDALI/ Daçiç mblodhi para nga tregtarët e armëve për t’i përdorur kundër Kosovës

25 December, 2019 k.autor Rajon

Marinika Tepiç, nënkryetare e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë “SSP” ka akuzuar ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç se ka mbledhur para nga biznesmenë dhe tregtarë armësh për të tërhequr njohjet e Kosovës, duke shtruar pyetjen nëse në këtë mënyrë ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“A e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke mbledhur para për “ç’njohjet” e Kosovës nga biznesmenë dhe tregtarë armësh dhe nëse në emër të Sllobodan Teshiçit, Daçiç kishte marrë më shumë se gjysmë milioni euro para të thata? Dhe nëse në situata të caktuara kur janë marrë paratë, ka qenë dëshmitar shefi i kabinetit të Daçiçit, Nikolla Nedelkoviç”, – ka deklaruar Tepiç gjatë një konference për media sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

Ajo shtoi se i tërë operacioni për tërheqjen e njohjeve të Kosovës ka qenë shoqëruar me mbledhje të fondeve nga biznesmenë dhe tregtarë armësh. Sipas saj policia dhe prokuroria duhet të hetojë pronat e Nikolla Nedelkoviçit, që është shef kabineti në ministrinë e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë dhe personave tjerë të lidhur me të.

Tepiç thënë se për këtë duhet të jetë në dijeni edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç që duhet të japë përgjigje. Ajo shtoi se shpreson që Daçiç të mendohet mirë para se të tentojë të hedhë poshtë akuzën siç ka bërë edhe në të kaluarën. Qeveria e Serbisë ka lobuar në vazhdimësi kundër pranimit të Kosovës në Interpol, UNESCO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ç’njohjet që i ka prezantuar qeveria serbe janë mohuar nga institucionet e Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO DJEGIM LOKALIN DHE..."/ Bosit shqiptar të drogës i arrestojnë vëllanë dhe i nxjerrin “të penduarin” në gjyq (FOTO)
Previous article TEMPERATURAT NË MINUS/ Si pritet të jetë MOTI për ditën e sotme

k.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT