Gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike duket të jetë larg një proçesi demokratik sikurse flitej se do ishte.
Prej nisjes së fushatës, kryetari aktual Lulzim Basha është perballur me një sërë akuzash nga kandidatët perballë por edhe nga demokratët, pjese e partisë.
Një ndër to është edhe “zhdukja” e listes së anetaresise, të cilen siç kuptohet përveç Bashës, asnje nga kandidatet e tjere nuk mund ta ketë për të vazhduar normalisht me takimet e strukturave. (LEXO KETU)
Të tre kandidatët, Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Ftabardh Kadilli, kanë qenë të shqetësuar për mungesën e transparencës në këtë proces dhe faktit që listat zgjedhore nuk ishin publike.
Edith Harxhi:
“Ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD-së për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën.”
Pergjigja erdhi nga Jemin Gjana, i cili u shpreh se të drejtën për të çekuar në sistem dhe për të parë të dhënat personale të anëtarëve e kanë vetëm personat e autorizuar.
Për këtë çështje, një reagim të fortë pati edhe ish anetari i Keshillit Kombëtar, Indrit Hoxha.
“Në zgjedhjet e brendshme partiake më 2017 pati deklaruar se PD kishte 103,952 në Regjistër, pra më shumë se 28 mijë anëtarë sesa deklarimi i tanishëm 75.067!!!!
Kaq mjafton të kuptosh se ne çfarë drejtimi po shkojmë. Ne 4 vite ka nxjerr “28.000 dëshmor” si PPSH dikur”, shkruan ai.
Çështja mund të përfundojë në dyert e gjykatës ku do të kërkohet pavlefshmëri e procesit zgjedhor.
Nga ana tjetër kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Rregullorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
Në përgjigjen e tij Ristani thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Mungesa e komisionit të apelit, thotë Ristani nuk mundëson të drejtën statuore të shqyrtimit të apelimit.
Por nuk mbaron këtu.
Me nje veshtrim të thjesht të bere në rrjetet sociale, duket se Lulzim Basha ka “uzurpuar” edhe keto te fundit duke lejuar vetem shperndarjen e takimeve të tij në faqe si “Partia Demokratike e Shqiperise” apo deget e saj.
Në këtë menyre, anetaresia ka mundësinë të shohë vetem ato çka Basha ka per të thënë dhe nuk i jepet as edhe një dritare e vogël, kandidateve te tjere në garë për postin e kryetarit të ardhshëm.
Pritej që shperndarja të ishte e barabartë, por siç kuptohet qartë, zgjedhjen brenda PD nuk janë gje tjetër veçse një farsë.
AlpeNews.al




