• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALET E PRONAVE/ ROVENA Gashi dhe Adriatik LLALLA, fati i përbashkët që i lidhi edhe pas Prokurorisë (15 BEMAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALET E PRONAVE/ ROVENA Gashi dhe Adriatik LLALLA, fati i përbashkët që i lidhi edhe pas Prokurorisë (15 BEMAT)

12 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Kronikë

Ish Kryeprokurori i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni:

Fakti që edhe miku dhe mbështetësi i tij i madh politik Ilir Meta, i bëri dalje gjatë një interviste televizive të ditëve të fundit, tregon se ish Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka vërtetë keq punët.

“Nuk kam qenë përkrahës dhe mbështetës i Adriatik Llallës dhe i askujt. Qëndrimi i mbajtur nga SHBA për Llallën është vlerësim i tyre mbi të dhënat që kanë. I thashë ambadadorit amerikan edhe djalit që ka lindur atje hiqini vizën. Për çështjet e tjera nuk kam dijeni dhe nuk e vlerësoj unë”,- deklaroi Meta.

Pas kësaj, i lënë i lirë nga çdo përkrahje publike, mediatike dhe tashmë edhe publike, ish Kryeprokurori po pret nga dita në ditë përballjen me paditë konkrete dhe fillimin e hetimeve, për skandalet e ekspozuara ose ende jo, në ngarkim të tij.

Provat e forta që me sigurinë e shtyjnë ta besoje tashmë edhe ai vetë se orët në liri i ka të numëruara, janë:

1.- Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë Adriatik Llalla. Vendimi thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit“për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni”. Pra ish Kryeprokurori i Shqipërisë gjatë pesë viteve në detyrë, është i kapur me zë dhe me figurë e prova të tjera të gjithanshme e të pakundërshtueshme, në raste të mëdha korrupsioni. Kaq mjafton për të kuptuar se që këtu për z. Llalla ka filluar finalja e numërimit nga poshtë.

2.- Gjatë javëve të fundit, janë publikuar prova dhe fakte skandaloze që tregojnë jetën tejet ekstravagante të familjes Llalla, të ardhurat zyrtare të së cilës kanë qenë gjithmonë vetë dy paga normale nëpunësish të shtetit shqiptar. Por familja Llalla ka jetuar në një standard luksin e së cilës mund ta kenë privilegj ose familjet e sheikëve, mbretërve apo miliarderëve. Pasi siç është bërë publike tashmë nga qindra foto, fakte e prova, kjo familje e ka çuar jetën mes pushimeve me jahte miliona dollarëshe, helikopterave, skafeve, motorrave të ujit, parqeve të makinave superluksoze ku vetëm njëra prej tyre kushton 263 200 euro, në ambjente ekskluzive, resorte, ishuj, hotele me 5 yje kudo nëpër botë dhe qendrat më të shtrenjta të biznesit duke bërë shooping, me blerje me çmime të frikshme të markave më të shtrenjta të veshjeve të modës së lartë. Kjo eshte vetem ajo çka i bëri shqiptarët që të perceptojne nga ana vizive, mënyrën e jetesës së familjes Llalla jashtë çdo parafytyrimi per nje familje tjeter shqiptare qe mbahet me dy rroga të shtetit shqiptar.

3.- Mediat kanë ekspozuar gjatë kësaj jave disa fakte skandaloze me dokumenta zyrtare te noterizuara, qe hedhin dritë mbi një mekanizëm të errët kriminal mbi të cilën ka ngritur pasurimin e saj familja Llalla. Në provat e ekspozuara vihet re lehtësisht se ish Kryeprokurori ka përdorur një skemë klasike pastrimi parashë të pista,- sipas ekspertëve,- duke blerë prona të paluajtshme me çmime të lira dhe duke i rishitur ato pas një kohe shumë të shkurtër ose rivlerësuar, me çmime dhjetra herë më të larta.

4.- Ish Kryeprokurori eshte kapur me prova te pakundërshtueshme, me shkresa që mbajnë edhe firmën e tij, se ka realizuar transaksione financiare dhe shitblerje pronash me vrasës e kriminelë. Një rast i paprecedent ky për kreun e një ogani si Prokuroria e Përgjithshme e Republikës.

5.- Ish Prokurori i Përgjithshëm ka hyrë në transaksione të errëta biznesi nëpërmjet shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me persona të cilët nuk justifikojnë në asnjë rast burimin e ligjshëm të të ardhurave të tyre, çka i ka ekspozuar ata si njerëz- guackë për të mbuluar shitësit e vërtetë.

6.- Ish Kryeprokurori ka bërë blerje pronash në cash, në shuma qe tejkalojne dukshem mundesine e te ardhurave zyrtare te tij, nga rrugë të ligjshme, duke arritur përshembull që të blejë me letra një shtëpi në plazhin e Durrësit, e për ta rishitur brenda vetëm dy javëve 2-3 herë më shtrenjt, me çmimin e një vile.

7.- z. Llalla brenda dy muajve pranë perfundimit te mandatit te tij si Kryeprokuror, ka bërë blerjen e tri pasurive të patundshme në shifra deri në afër 600 mijë dollarë amerikane. Çka hedh hije shumë të forta dyshimi se jane para te pista.

8.- Ish Kryeprokurori ka blerë një fshat të tërë në periferi të Tiranës, quhet Qeha Shytaj dhe ndodhet në Njësinë Administrative Baldushk, në fillim të autostradës drejt Elbasanit. Tokat jane ne 4 parcela super të mëdha, me një sipërfaqe mbi 22 mijë metra katorë që janë blerë me çmime qesharake deri ne 400- 500 lekë metri katrorë e që më pas janë rivlerësuar me çmime dhjetra herë më të larta. Sipas ekpsertëve të fushës, një operacion tipik pastrimi parashë të pista.

9.- Llalla ka realizuar transaksione të errëta financiare sipas një skeme kriminale, duke futur në lojë një shumë afro 100 mijë euro, e duke realizuar në përfundim të kësaj loje deklarimin e një shume marramendase prej një miliardë e gjysëm lekësh.

10.- Adriatik Llalla zotëron veç të tjerash në Tiranë një sipërfaqje toke prej mbi 25 mijë metrash katrorë, një sipërfaqe kjo e jashtëzakonshme për tu blerë edhe nga firmat më të mëdha ndërtuese të vendit, e jo më nga një zyrtar me rrogë normale shteti.

Për të gjitha këto, nga burime të sigurta mësohet se po punohet intensivisht për të ngritur akuzat për shperdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, abuzim me postet dhe funksionet shtetërore, korrupsion në përmasa të mëdha në bashkëpunim edhe me vartësit e tij më të ngushtë. E për të gjitha këto, ai rrezikon një dënim prej 22.4 vitesh burg. Ajo që besohet se mund ta shpëtojë nga kjo histori, mund të jetë vetëm rruga e bashkëpunimit me drejtësinë e re për të nxjerrë në bankon e të akuzuarve ish shefat e tij politikë të cilët ishin të parët që vrapuan për ta braktisur në këto kohë të vështira për të dhe familjarët e tij.

Krahu i djathtë i Llallës ROVENA GASHI:

Rovena Gashi ka pranuar me heshtje fajësinë e saj publikisht, përderisa prej katër ditësh me radhë nga sulmet e mediave, nuk ka përgënjeshtruar lajmet për zbulimin e 16 pronave që ajo ia kishte fshehur Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Kjo deri dje ka patur një shpjegim, sepse detyrimi i të gjithë personave që kanë qenë subjekt i këtij deklarimi, e kanë të kufizuar detyrimin e tyre për transparencë deri tek rrethi i familjes tepër të ngushtë: bashkëshort dhe fëmijë.

Ka qene ligji i vettingut dhe ky proces që po zhvillohet aktualisht për gjithë prokurorët dhe gjyqtarë e Shqipërisë ai që ka nisur të nxjerrë edhe të palarat. Sepse rrethi i të hetuarve tashmë është zgjeruar sëtepërmi, duke ia hequr çdo mundësi spekkulantëve dhe abuzuesve brenda sistemit të drejtësisë shqiptare, që të manovrojnë e ti fshihen si deri dje të vërtetës.

E para që ka rënë në këtë grackë ka qenë pikërisht ish krahu i djathtë i Kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila i kishte vendosur pronat e saj me sa u pa, në emër të babait të saj, një zotëri 63 vjeçar, i cili figuron si i papunë që nga viti i largët 1992. Babai i saj Nuredin Rexhep Gashi, figuron në regjistrat e qendrës kombëtare të Biznesit, vetëm në vitet 2003- 2006 i licensuar, por më pas i mbyllur për shkak se ka deklaruar që dilte me humbje.

Në emër të zotit Nuredin Gashi, hetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KpK) ose shkalla e parë e vettingut, ka zbuluar se figurojnë 16 prona, një pallat në plazh, 14 apartamente tek Shkembi i Kavajës dhe dy godina të mëdha biznesesh në Lagjen 14 në Shkozet. Ndërkohë që janë në fazën e verfikimit edhe prona të tjera si toka, etj.

Kjo i ka bërë përfaqësuesit e KPK ta pranojnë se rrëzimi i Rovena Gashit nga filtri i tyre dhe nxjerrja e saj jashtë sistemit të drejtësisë, të jetë tashmë një formalitet kohor. Por, pas kësaj, për të tilla raste ata kanë detyrimin ligjor që ti referojnë këto materiale në Prokurori për të vijuar ndjekja penale. Burimi i KPK i tha Alpenews.al se zonja Gashi rrezikon pas kësaj disa akuza:

1.- Pastrim të produkteve të veprës penale, Neni 287:    

(Ndryshuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 8; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 24; ndryshuar shkronja “a” e pikës 1, shfuqizuar shkronja “ç” me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 24)

1. Pastrimi i produkteve të veprës penale i kryer nëpërmjet:
a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, që dihet se është produkt i veprës penale, për fshehjen, mbulimin e origjinës së pasurisë ose dhënien e ndihmës, për të shmangur pasojat juridike, që lidhen me kryerjen e veprës penale;
b) fshehjes ose mbulimit të natyrës, burimit, vendndodhjes, vendosjes, zhvendosjes së pronësisë ose të të drejtave të tjera, që lidhen me pasurinë që është produkt i veprës penale;
c) kryerjes së veprimeve financiare dhe transanksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas ligjit për pastrimin e parave;
ç) shfuqizuar;
d) këshillimit, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;
dh) përdorimit dhe investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave ose sendeve, që janë produkte të veprave penale, dënohen me burgim nga tre deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë lekë.

2. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 800 mijë lekë deri në 8 milionë lekë, ndërsa kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 3 milionë lekë deri në 10 milionë lekë.

3. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe në rastet kur personi, që ka kryer veprën prej së cilës burojnë produktet e veprës penale, nuk mund të merret i pandehur, nuk mund të dënohet, ekziston një shkak që e shuan veprën penale ose mungon njëri nga kushtet e procedimit penal për një vepër të tillë.

2.- Fshehje e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

3.- “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”, parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal.

4.- Shpërdorim detyre në bashkëpunim.

5.- Pjesëmarrje në raste të mëdha korrupsioni në bashkëpunim me ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Të gjitha këto akuza bëjnë që zonja Rovena Gashi të rrezikojë në bashkim të akuzave, një dënimprej 13.7 vite burg. Nëse ajo do ti pranojë të gjitha akuzat, përfiton një ulje në masën e dënimi.

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohen “sekretet” e Andre Silva, ja ato që nuk dinit për portugezin e Milan…
Previous article Zyrtare: Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT