“Dëshira për pushtet nuk ka limite, ndaj, këto ditë kemi vënë re gjestë të çmendura gjithnjë e në rritje nga ana e partisë opozitare, drejtuar nga delfini i Sali Berishës, Lulzim Basha.”
Me këto fjalë e ka nisur artikullin blogu i njohur italian fai.info.it. referuar faqeve të ndryshme në rrjetet sociale, administruar nga një grup deputetësh të të djathtës shqiptare të cilët kanë nisur një sulm të ashpër kundër forumit të parë të pavarur të gruas shqiptare.
Ky forum ka ndërmarrë së fundmi një nismë në lidhje me fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri duke shpërndarë mesazhe kuptimplota dhe motivuese, krejtëshisht apartiake dhe apolitike, nismë e cila është bërë preh e një sulmi të paprecedent të portaleve të financuara nga PD.


