• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL NË KOSOVË/ Ish-ministri i shëndetësisë akuzohet për sulm seksual ndaj një 17-vjeçareje
Home
Rajon

SKANDAL NË KOSOVË/ Ish-ministri i shëndetësisë akuzohet për sulm seksual ndaj një 17-vjeçareje

11 September, 2018 k.autor Rajon

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish zv/ministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se e mitura, Selma M., 17-vjeçare, është ngacmuar nga Numan Baliq. Ngacmimi ndodhi 2 apo 3 javë para 4 shtatorit, kur Baliq ishte vetëdorëzuar në polici për këtë rast.

“Vajza ka qenë në nifar aktiviteti të mjekësisë, në një fshat pas Vitomiricës”, thotë burimi për ditën kur ka ndodhur sulmi seksual.

60-vjeçari Numan Baliq është vetëdorëzuar në polici më 4 shtator, derisa burimet thonë se rasti ka ndodhur disa javë para kësaj date.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.

Për sulmin seksual, Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express dhe u bë e ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi për Informim në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Express se rasti është lajmëruar në polici si sulm seksual.

Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për Express, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme.

“Prokuroria Themelore e Pejës e ka trajtuar këtë informatë, ashtu që janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të tyre. Për momentin nuk mund të japim informata më shumë për shkak të konfidecialitetit të hetimeve”, thuhet në përgjigje.

Numan Baliq ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2003, por më pas ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm Bajram Rexhepi. Ai, në vitin 2007 deri në vitin 2010, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Numan Baliq u bë zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike, por edhe nga ky post ishte shkarkuar në janar të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LEGALIZIME PRANË LUMENJVE"/ KLSH çon në prokurori dy ish-drejtorë të ALUIZNI-t Dibër (DETAJE)
Previous article TRONDITET JUVENTUSI/ Skuadrat e Manchesterit duan shërbimet e "yllit" bardhezi

k.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT