• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDAL NË ITALI/ Faqja online publikon foto seksiste, mes tyre dhe Kryeministrja Meloni
Home
Nderkombetare

SKANDAL NË ITALI/ Faqja online publikon foto seksiste, mes tyre dhe Kryeministrja Meloni

28 August, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Italia është përfshirë nga një valë zemërimi publik pas zbulimit të asaj që konsiderohet si një prej skandaleve më shqetësuese në internet të viteve të fundit.

Platforma seksiste Phica.eu, me qindra mijëra përdorues aktivë, ka rezultuar se për vite me radhë ka grumbulluar, modifikuar dhe shpërndarë foto të grave, pa dijeninë apo miratimin e tyre, të shoqëruara me komente vulgare, denigruese dhe dhunuese.

Në këtë faqe ishin publikuar edhe imazhe të përpunuara të figurave të njohura publike, si Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, liderja e opozitës Elly Schlein, influencuesja Chiara Ferragni dhe eurodeputetja Alessandra Moretti.Skandali doli në dritë pasi Valeria Campagna, një këshilltare lokale, gjeti imazhet e saj në këtë platformë dhe ngriti padi.

Edhe eurodeputetja Alessandra Moretti ka bërë padi, pasi fotografitë dhe regjistrimet e saj nga emisione televizive ishin shpërndarë në platformë, duke u ekspozuar ndaj mijëra përdoruesve.

Ajo deklaroi se komentet vulgare kanë ndikuar ndjeshëm në shëndetin e saj mendor dhe se një fenomen i tillë përbën kërcënim serioz për sigurinë e të gjitha grave.

Pas reagimit të ashpër publik, administratorët e faqes Phica.eu njoftuan se platforma do të mbyllet përfundimisht, me pretendimin se nuk mundën ta ndalonin në kohë këtë që ndodhi.

Ky nuk është rasti i parë i tillë në Itali. Më herët, një tjetër skandal u shfaq me mbylljen e grupit privat në Facebook “Mia Moglie” (Gruaja ime), ku mbi 30 mijë burra ndanin imazhe të partnereve të tyre, gjithashtu të shoqëruara me komente të turpshme dhe seksiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PARA/ Vrasje me armë zjarri në Dukagjin
Previous article SHORTI I CHAMPIONS/ Gogla të pamëshirshme për PSG-në dhe Interin, Reali e Barcelona përballen me rivalë të vjetër! Zbulohen të gjitha sfidat

s.autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT