• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Skandal në FSHF/ Duka politizon federatën
Home
Futboll

Skandal në FSHF/ Duka politizon federatën

26 October, 2017 Q.Autor Aktualitet, Futboll, Sport

Ditët e fundit po qarkullon emri i ish-kryeministrit Bashkim Fino, si kandidat i mundshëm për president të FSHF-së. Media apo personazhe të caktuara, e kanë konsideruar si një tentativë të politikës, për të pushtuar sportin. Por, në fakt, duket se është një “tezë” e gabuar për të tentuar që të dëmtohet imazhi i një kandidati, i cili akoma nuk është shprehur nëse do jetë apo jo kundër Dukës. Nga ana tjetër, duhet evidentuar se si presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka politizuar futbollin dhe e ka përdorur pozicionin e tij për interesa personale politike.

Së pari, vëllai i presidentit të FSHF-së, Agron Duka, është gjithashtu politikan, madje kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Një pozicion me më shumë përgjegjësi se sa deputet i një Qarku.

Gjithsesi, problemi mbi të gjitha qëndron te fakti se si Armand Duka e ka përdorur pozicionin e presidentit të FSHF-së politikisht, e cila pasqyrohet edhe në faktet e mëposhtme nga “Vipsport.al”

FSHF PJESËMARRËSE NË KONVENTËN E PARTISË AGRARE AMBIENTALISTE

Është e pajustifikueshme dhe skandaloze, se si presidenti i FSHF-së dhe të gjithë drejtuesit më të lartë të Federatës, mori pjesë në Konventën e Partisë Agrare, ku kryetar është vëllai i tij. Një politizim i hapur i FSHF-së dhe një mbështetje, duke shfrytëzuar imazhin e pozicionit që ka. Sikur të mos mjaftonte vetëm fakti që në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste të ishte presidenti i FSHF-së, por ai ka marrë me vete edhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, menaxherin e ekipit Kombëtar në atë kohë, Alban Bushi dhe anëtarin e Komitetin Ekzekutiv, Arben Dervishaj. Një shpërdorim i qartë detyre prej të gjithë këtyre funksionarëve, duke marrë pjesë në tubime politike. Aq më tepër që Partia respektive është edhe e vëllait të presidentit të FSHF-së.

DUKA FUSHATË POLITIKE PËR KRYETARIN E BASHKISË KOLONJË

Sikur të mos mjaftonte vetëm pjesëmarrja në Konventën e Partisë Agrare, por presidenti i FSHF-së, nuk ka nguruar edhe të bëjë takime politike, duke marrë me vete edhe personazhe të sportit. Më poshtë, janë fotot kur ai, sëbashku me ortakun e tij në biznes, ish-presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo dhe ish-kapitenin e ekipit korçar në atë kohë, Bledi Shkëmbi, bën takim në mes të qytetit të Ersekës me kandidatin për kryetar bashkie, Dritan Hajro. Hajro ishte kandidat për Kryetar Bashkie nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetar i së cilës është vëllai i Armand Dukës, Agroni. Një tjetër shpërdorim detyre, për pozicionin që ai mban.

SHKELJA E HAPUR E STATUTIT TË FSHF-së

Në kreun III, RREGULLA TË PËRGJITHSHME të Statutit, pika 3 thuhet:

Federata është asnjëanëse në çështjet politike dhe fetare.

Një pikë shumë e rëndësishme, e cila është shkelur hapur, pasi jo vetëm ka qenë president ii FSHF-së në takime elektorale, por të përfshirë në takime politike kanë qenë edhe funksionarët e tjerë, Ilir Shulku, Alban Bushi dhe Arben Dervishaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ç'kishte në dy valixhet metalike që dolën nga shtëpia e Tahirit?
Previous article Taksat për makinën, pronën.../ Ja tarifat dhe llogaritjet

Q.Autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT