Një denoncim ekskluziv vjen nga një punonjës i drejtorisë se hekurudhës Elbasan.
Disa prej punonjësve që duan të ngelen anonim, denoncojnë shefin e tyre Dhimitraq Kananin shefin aktual të mirëmbajtjes dhe menaxhimit të hekurudhës së rrethit Elbasan. Historia është disi e komplikuar.
Shefi i vendosur nga LSI që prej disa muajsh në krye të drejtorisë hekurudhore Elbasan, ka dhënë një leje formale një firme tenderuese për kanalizimet e ujsjëllist Elbasan. Meqënëse Drejtoria Hekurudhore Elbasan varet nga Drejtoria Hekurudhore Durrës, ç’do leje, çdo vendim që ka të bëjë me ndërhyrje fizike pranë kësaj godine e pranë infrastrukturës hekurudhore, duhet më parë të marë lejen e Drejtorisë në Durrës.
Sipas disa informacioneve dhe burimeve të besuara, firma e ujësjellës kanalizimeve ka marrë përsipër të ndërhyjë, duke bërë të mundur futjen e tubacioneve të ujrave të bardha rreth 100 metra pranë ambientit të drejtorisë hekurudhore ku kalon edhe hekurudha e Elbasanit.
Por diçka nuk shkon!? Sipas rregullores, punimet, firma tenderuese, duhet ti fillonte pasi të merrte lejen nga Drejtoria Rajonale Durrës. Sipas burimeve në fjalë, kjo firmë nuk ka marrë asnjë leje me shkrim nga drejtoria e Durrësit, por ka mjaftuar një leje gojarisht nga shefi aktual i Hekurudhës Elbasan që firma të nisi punimet.
Në fotot e siguruara nga gazetari i newsbomb.al Endri Mema, punonjës të hekurudhës, denoncojnë se po punojnë të ndërhyjnë në një pjesë të punimeve të firmës përfituese të tenderit ujësjellës, që mbulojnë gjurmët e punimeve. Firma, sipas informatave ka dëmtuar linjën telefonike të institucionit dhe prej disa ditësh hekurudha Elbasan nuk ka patur mundësi të ketë lidhje telefonike.
Sipas disa burimeve të KLSH, ( Kontrollit të Lartë të SHtetit), ky institucion po kontrollon punimet dhe punën e këtij institucioni për të verifikuar investimet dhe punimet e kryera nga Drejtoria e ruajtjes dhe mirbajtjes së Infrastrukturës hekurudhore. Deri tani, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, janë zbuluar disa shkelje të rënda të përftimit të fondeve publike. Sipas disa burimeve, Inspektorët e KLSH-së, dyshojnë se shumë prej fondeve publike të dhëna nga ministria e Transporteve për mirëmbajtje e infrastrukturës hekurudhore, nuk justifikohen me punën e kësaj drejtorie.
Edhe pse disa burime deklarojnë se infrastruktura hekurudhore, pjesët e sistemit hekurudhor si: pllakat, trashet, shinat apo vidat e shinave, janë ekskluzivitet dhe monopol i shtetit edhe nuk mund të gjenden në treg.
Ka disa zëra, të pakonfirmuara, se administrues të këtij institucioni, kanë paguar rojet për ti grabitur pjesët e kësaj infrastrukturës, që t’jua shesin personave të tretë që kanë nevojë për investime në transportin hekurudhorë të pjesshëm, si Kurumi apo minierat nëntokësore të mineraleve e pasurive të nëntokës. Administratuesit e këtij institucioni, po kalojnë në sitë nga KLSH dhe hetimet që do dalin në ditët në vijim do faktojnë ose jo dyshimet. Newsbomb.al



