• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDAL NË ANGLI/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDAL NË ANGLI/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

1 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas shqiptar ka dalë përpara Gjykatës Magjistrale të Westminster-it në Londër, së bashku me pesë ish-kolegë britanikë, ish-oficerë emigracioni, nën dyshimin për përfshirje në një skemë kriminale të grabitjes së emigrantëve që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

I akuzuari është Besmir Matera, 36 vjeç, i lindur në Fushë Lurë të Dibrës, i cili sipas dokumenteve hetimore kishte ndryshuar mbiemrin nga Cuku në Matera për të përfituar azil dhe më pas shtetësinë britanike. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me pesë oficerë të tjerë, ka vjedhur para dhe sende me vlerë nga emigrantët gjatë periudhës 1 gusht 2021 – 6 dhjetor 2022.

Përveç akuzës për konspiracion në vjedhje, Matera përballet edhe me akuza për pastrim parash dhe abuzim me detyrën. Hetimi i Home Office ka zbuluar, sipas prokurorisë, një sërë mashtrimesh që nga momenti i aplikimit për azil e deri te marrja e nënshtetësisë britanike.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi se Matera kishte përdorur emër, mbiemër, vendlindje dhe kombësi të rreme për të përfituar lejen e qëndrimit të përhershëm në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 2003–2004. Ai akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme patentë drejtimi dhe më pas pasaportë britanike, duke përdorur të dhëna të falsifikuara.
Sipas aktakuzës, Matera ka shfrytëzuar dokumentet britanike të përfituara me mashtrim për të ndërtuar një profil të besueshëm dhe për t’u punësuar në UK Border Agency, Agjencinë Britanike të Kufirit.

Besmir Matera dhe pesë ish-kolegët e tij janë liruar me kusht dhe pritet të paraqiten sërish në gjykatë më 26 shkurt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË PIKËN KRITIKE/ Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë
Previous article VDEKJA E SHQIPTARIT LEONARD FARRUKU/ BBC: Vdekja e tij tronditi komunitetin lokal dhe nxiti reagime nga organizatat

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT