Skandal me çfarë po ndodh në Gjykatën e Shkodrës. Për rreth katër muaj nga vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi vijon të “shfaqet” në gjykatën e Shkodrës si gjyqtare, por pa çështje në ngarkim.
Jo fizikisht, por emri i saj pa ndërprerje del në ekranin që lajmëron seancat gjyqësore, datat, orën dhe çështjen që asaj i ishte besuar.
Opinioni publik shqiptar u trondit nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti. Në 31 gusht të këtij viti, gjyqtarja 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, pas një dhune të gjatë e të përsëritur në familje, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.
Përgatiti: AlpeNews.al



