• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KAM MUNDUR AS TË LEXOJ”/ I riu shqiptar denoncon dhunën: Polici serb më rrahu derisa më ra të fikët
Home
Rajon

“S’KAM MUNDUR AS TË LEXOJ”/ I riu shqiptar denoncon dhunën: Polici serb më rrahu derisa më ra të fikët

10 August, 2020 Delo.autor Rajon

Erxhan Ibishi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shkuar në polici me shenja dhune duke deklaruar se është rrahur nga një efektiv serb.

Media maqedonase Alsat ka bërë publik rastin e denoncimit të Erxhan Ibishit, i cili shprehet se është dhunuar në stacionin policor të Kumanovës teksa ishte i prangosur, nga polici Stefan Mihajloviq

Ai thotë se bashkë me disa persona të tjerë është ndaluar nga patrulla policore pasi është telefonuar nga truprojat e një lokali të lojërave të fatit në qendër të qytetit.

31-vjeçari e kishte të ndaluar të frekuentonte objekte të lojërave të fatit, por ai tregon se sigurimi i lokalit nuk e ka ndaluar. Një shoku i tij shton më tej se është arrestuar pa bërë asnjë rezitencë ndaj efektivëve.

“Jo nuk kam rezistuar vetëm se ju kam thënë tani po dal pse po më kapni menjëherë me dhunë!? Mua më nxorën jashtë, pastaj më morën në stacion.

Në pyetje më ka marr ai polici që e ka rrahur Erxhanin me tha pse nuk dolët menjëherë, i thash a na thatë që e kemi të ndaluar hyrjen! Kam dëgjuar në qelinë tjetër duke bërtitur dhe zhurma të goditjeve,” tregon shoku i të dhunuarit.

Erxhani thotë se në stacion policor nga orën 2 të natës u mbajt deri në 5 të mëngjesit, prej ku me makinën e policisë është lënë para derës së shtëpisë së tij, pa ndjenja.

“Skam mundur as të lexoj, madje fqinjin tim që punon polic e pyetsha prej nga je! D.m.th aq shumë ka qenë pa vetëdije, prandaj nënshkrova. Më pyet a të duhet doktor, u thash jo! Nuk desha të vij mjeku se ata pastaj do e bënte punën e tij në favor të policisë. Kështu ndryshe kur shkoj vet te mjeku privat”, thotë ai./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Gruaja gënjeu estetisten dhe shkoi të bënte thonjtë
Previous article BLASFEMOI NDAJ PROFETIT MUHAMED! Këngëtari nigerian dënohet me vdekje, protestuesit djegin shtëpinë e tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT