Ka përfunduar Lotaria Amerikane në Shqipëri sonte në orën 17:00. Sicc ishte paralajmëruar edhe më herët, sot ishte edhe dita e fundit për të gjithë ata që kanë ëndërr Amerikën dhe duan të provojnë fatin e tyre.
Aplikimet për Llotarinë Amerikane, filluan më 18 Tetor 2017. Pas një problemi me mbingarkimin në server ato u bllokuan dhe u rihapën sërish. Rezultatet e fituesëve priten të dalin më datë 15 Maj 2018.
Një problem që lindi gjatë aplikimeve të këtij viti ishin edhe pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump i cili tha se do të mbyllej Lotaria Amerikane. Kjo për të mbrojtur vendin nga sulmet terroriste.
Sipas të gjithëve analistëve në SHBA, Trump nuk ka në dorë të mbyllë Lotarinë me një urdhër ekzekutiv, por për mbylljen e programit duhet të vendosë Kongresi.
Nuk dihet nëse kjo do të jetë Lotaria e fundit Amerikane. Kush u vonua mbase nuk do ketë më një shanc.
Përgatiti: AlpeNews.al


