• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’KA MORAL”/ Arta Marku dhe Ardian Dvorani: Marsida Xheferllari pa reputacion për të qenë në Kushtetuese
Home
Aktualitet
Drejtësi

“S’KA MORAL”/ Arta Marku dhe Ardian Dvorani: Marsida Xheferllari pa reputacion për të qenë në Kushtetuese

13 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Ardian Dvorani si dhe anëtarja Arta Marku kanë shprehur një mendim ndryshe sa i takon vlerësimit lidhur me integritetin moral dhe etik të Marsida Xhaferllarit, kandidate për anëtare e Gjykatës Kushtetuese, sot e dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Nisur nga në raport i Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, i cili ngre dyshime për përfshirje të kandidates në një praktikë korruptive, Arta Marku dhe Ardian Dvorani janë shprehur se Marsida Xhaferllari nuk gëzon integritetin e duhur moral dhe etik. Për rrjedhojë, Marku dhe Dvorani, në vendimin e KED të datës 9 tetor 2019, e kanë vlerësuar Xhaferllarin për këtë kriter me zero pikë.

“Në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vlerësojmë se i përket kategorisë së kritereve të vlerësimit të përfshirë në ‘meritat’ morale, konkretisht lidhur me integritetin etik dhe moral, si edhe në reputacionin që gëzon kandidati në shoqëri dhe midis kolegëve, pavarësisht aftësive profesionale, nisur nga të dhënat që rezultojnë nga procesi i verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturës, kandidatja Marsida Xhaferllari nuk i përmbush elementët mbi vlerat themelore të gjyqtarit dhe pritshmërinë e publikut mbi integritetin etik dhe reputacionin që duhet të gëzojë personi, i cili kandidohet për ushtrimin e funksionit kushtetues të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, në lidhje me këto dy kritere vlerësuese, kemi vlerësuar dhe pikëzuar këtë kandidate me zero pikë”, thuhet në vendim.

Por, një mendim ndryshe kanë shprehur anëtarët e KED, Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj, të cilët e kanë vlerësuar me pikë maksimale znj. Xhaferllari për kriterin moral dhe reputacionin.

 “Në anëtarët e KED Margarita Buhali dhe Fatri Islamaj keni votuar për një vlerësim të ndryshëm të kriterit të meritave morale, konkretisht të integritetit etik, moral dhe reputacionit, që gëzon në shoqëri, duke i dhënë një vlerësim maksimal në të dy komponentët. I kemi dhënë vlerësimin me 18 pikë për integritetin etik dhe moral, si dhe 10 pikë për reputacionin… Lidhur me informacionin e dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që i referohet viti 2002, lidhur me figurën morale të kandidates, shumica e Këshillit, vlerësoi se nuk mund të konsiderohet si provë, që cënon integritetin moral të kandidates”, thuhet në arsyetimin e tyre.

Si pasojë e përplasjes mes anëtarëve, në vlerësimin e përgjithshëm me pikë, kandidatja Xhaferllari është renditur e fundit në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Presidentit Ilir Meta, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Shqipëria në zgrip, Basha në tur dëgjimi
Previous article PANAIRI I LIBRIT NGRE SIPARIN/ Botuesit: Korridori i librit, mënyra më e mirë për në Europë

F.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT