• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA MË SHTRETËR”/ Spitalet e fundit të Gazës të mbingarkuara, ndërsa mijëra njerëz largohen në jug
Home
Nderkombetare

“S’KA MË SHTRETËR”/ Spitalet e fundit të Gazës të mbingarkuara, ndërsa mijëra njerëz largohen në jug

24 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Spitalet dhe klinikat e mbetura në Gaza qendrore dhe jugore po përballen me një “tsunami” të pacientëve të plagosur dhe të sëmurë, që largohen nga një ofensivë e re izraelite në veri të territorit të shkatërruar, thonë mjekët.

Në kompleksin mjekësor Nasser, në qytetin jugor Khan Younis, dhe në spitalet fushore në al-Muwasi, zonën bregdetare “humanitare” të caktuar nga Izraeli, stafi po përpiqet të përballojë numrin e madh të njerëzve që vijnë, të dëbuar nga Qyteti i Gazës në veri të territorit palestinez të shkatërruar.

“Po shohim më shumë njerëz çdo ditë nga veriu me plagë nga shpërthimet dhe plumbat, me plagë të vjetra, të pista dhe të infektuara”, tha Dr. Martin Griffiths, kirurg trauma-konsulent në Barts NHS Health Trust në Londër, i cili ka ardhur si vullnetar në Gaza para dy javësh. “Çdo njeri është i uritur, i kequshqyer, ka humbur shtëpinë dhe të dashurit, dhe të gjithë janë të frikësuar. Nuk kemi mjaftueshëm asgjë”.

Griffiths tha se departamenti i emergjencës i spitalit fushor me 90 shtretër ku po punonte në al-Muuasi kishte pranuar 160 të plagosur vetëm gjatë një nate, me 600 persona që kërkonin trajtim në klinikën e vogël të kujdesit parësor shëndetësor. Rreth 320,000 njerëz kanë përmbushur urdhrat ushtarakë izraelitë për evakuim dhe kanë ikur nga Qyteti i Gazës, sipas shifrave të fundit nga OKB-ja. Shumë prej tyre janë të sëmurë, të plagosur ose të keq-ushqyer.

Krizën e ka përkeqësuar mbyllja e disa qendrave mjekësore në veri të Gazës gjatë ditëve të fundit, ndërsa Izraeli shtyn ofensivën e tij në këtë vend.

“Njerëzit janë referuar nga spitalet në [Qytetin e Gazës] ose po vijnë vetë. Ka një numër të madh fëmijësh, disa shumë të vegjël, dhe shumë të rinj, [por] shpërthimet prekin të gjithë. Po shohim këtë tsunami që po vjen drejt nesh, me gjithnjë e më shumë plagë dhe gjithnjë e më pak materiale për trajtim mjekësor”, tha Griffiths për Guardian. Me automjetet e rralla, rrugët të bllokuara dhe shumë të zhvendosur që udhëtojnë në këmbë, disa pacientë kanë arritur në spital me plagë.

“Edhe nëse ke një automjet, mund të marrë një apo dy ditë kohë të paktën. Nëse plumbat apo bombat nuk marrin jetë, atëherë infeksionet mund të bëhen të papërballueshme. Mesazhi im është thjesht: Ju lutem, duhet të ndalet lufta”.

Në Nasser, i vetmi institucion i madh që funksionon ende në Gaza, pacientët e rinj në pavionet pediatrike trajtohen në korridore, sepse të gjithë shtretërit për fëmijë janë plot.

“Po mbijetojmë këtu. Është shumë keq. Jemi në kufirin tonë absolut. Të gjithë nga stafi janë të lodhur dhe kemi pak nga materialet thelbësore, që mund t’i vijmë në ndihmë një pacienti”, tha Mohamed Saqr, drejtori i infermierisë në Nasser.

Në mesazhet private që Guardian ka parë, ushtria izraelite i ka thënë punonjësve humanitarë se vetëm spitalet do të konsiderohen “të mbrojtura” dhe se të gjitha vendet e tjera humanitare në Qytetin e Gazës duhet të evakuohen.

Spitali fushor jordanez në lagjen jugperëndimore Tal al-Haua në Qytetin e Gazës ka marrë urdhër për evakuim të hënën në mëngjes, sipas një zyrtari të lartë shëndetësor.

Dr. Munir al-Bursh, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, tha se spitali kishte të paktën 300 pacientë, si dhe stafin mjekësor. Urdhri erdhi, ndërsa banorët raportuan se trupat po afrohen pranë objektit, kur kishte me dhjetëra familje të bllokuara në shtëpitë dhe strehat rreth spitalit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se shërbimet ishin pezulluar në dy spitalet e tjera të Qytetit të Gazës: spitali për fëmijë al-Rantisi, i cili u dëmtua rëndë disa ditë më parë nga një bombardim izraelit, dhe spitali tjetër.

“Asnjë prej qendrave apo spitaleve nuk ka rrugë të sigurta aksesi, që lejojnë pacientët dhe të plagosurit të arrijnë aty”, tha ministria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË BULLIZUAN SHOKËT"/ Dëshmia e babait të 15-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Sarandë: Je e shpifur...
Previous article AKUZAT/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT