• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“S’KA ASGJË QË NA GJUNJËZON”/ Rama: Ashtu si tërmeti dhe pandemia, do e përballojmë edhe krizën e luftës
Home
Politikë

“S’KA ASGJË QË NA GJUNJËZON”/ Rama: Ashtu si tërmeti dhe pandemia, do e përballojmë edhe krizën e luftës

28 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm këtë të hënë në Manzë të Durrësit, ku janë shpërndarë 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.

Rama tha se qeveria qëndron pranë njerëzve në nevojë dhe kështu po vepron sipas tij, edhe në krizën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
“Do të mbështesim tre muaj rresht me një shumë ekstra për të kompensuar rritjen çmimeve të produkteve bazë të më shumë se gjysmën e një milioni njerëz. Po ashtu do të mbështesim fermerët me naftë pa taksa. Do të mbështesim pensionistët duke indeksuar menjëherë pensionet. Me radhë do të bëjmë çmos që edhe kjo situatë të kalojë pa shumë dhimbje. Luftërat nuk vijnë për të sjellë të mira, por dhimbje e plagë. Lavdi zotit s’jemi në kushtet kur bombat i kemi mbi kokë. Ato bien gjetkë, sidoqoftë lufta sjell jehonën e saj përmes çmimeve. Ne do të jemi të vendosur për të mos lënë të vetëm asnjë që është në vështirësi. Këtë vështirësi të madhe duhet ta kapërcejmë së bashku.
Ne thamë që do i nxjerrim lekët nga dheu për të bërë shtëpitë tuaja dhe sot kjo është një tjetër lagje në vazhdën e një pune që vazhdon dhe që provon se ne mbajmë atë që themi. Ne nuk planifikojmë dot ngjarjet. Nuk i parashikojmë afatet për punët që bëjmë. Ka punë që kërkojnë më shumë kohë, por një gjë është e sigurt. Nëse them do e bëjmë këtë gjë, do e bëjmë se s’bën. Është vetëm çështje kohe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punët e tjera, për ta bërë këtë vend më të mirë dhe pa harruar që nëse shumëçka e kemi nisur pak vite më parë, do të ishte nisur 20 vite më parë, sot do të ishim komplet në situatë tjetër, shumë më të mirë. Ky nuk është faji ynë. Detyrën e kemi marrë pak më shumë se 8 vite më parë dhe kemi nisur shumë gjëra nga e para. Mjafton të përmendim Reformën në Drejtësi. Me durim, e shumë punë të jeni të sigurt që do e ngjisim shtëpinë aty ku e meriton.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY TË NDALUARIT I VUNË ZJARRIN KOMISARIATIT NË KAMËZ/ Flet i dënuari që shpëtoi: Si më nxori nga qelia polici
Previous article MISTERI NË TOSKANË/ Kush është pronari i jahtit luksoz me vlerë 700 mln dollarë?

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT