• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sjellja e drejtuesve dëmton më së shumti kompaninë. Këto janë disa arsye!
Home
Jetë

Sjellja e drejtuesve dëmton më së shumti kompaninë. Këto janë disa arsye!

8 January, 2018 k.autor Jetë

Në një kompani janë të pakta gjërat që kushtojnë shumë dhe arrijnë të shkatërrojnë punonjësit e bashkë me ta edhe kompaninë.

Punonjësit e demotivuar japin një performancë të dobët në punë, e në rastin e parë që iu del përpara largohen. Ajo çka është shumë e frikshme është fakti se sa i rëndësishëm është motivimi në punën e dikujt.

Një studim tregon se 70 për qind e punonjësve e konsiderojnë veten të shkëputur nga puna.

Organizatat e dinë mjaft mirë se sa e rëndësishme është të kenë njerëz të motivuar por shumica e tyre dështojnë në gjetjen e menaxherëve të përgjegjshëm për ta përmbushur këtë cilësi.

Përpara se menaxherët të fillojnë të motivojnë punonjësit janë disa gjëra kritike nga të cilat duhet të heqin dorë.

Sjellje jo të hijshme ndaj punonjësve

Sjellja e një menaxheri duhet të jetë e qetë dhe brenda normave, pavarësisht performancës së dobët. Por sigurisht që një performancë e dobët nuk duhet anashkaluar. Menaxheri duhet të tërheqë vëmendjen e punonjësit, por duke mos kaluar caqet e sjelljes. Nëse një menaxher e anashkalon performancën e dobët të një punonjësi kjo do të bëhet rrugë edhe për punonjësit e tjerë.

Duhet të heqin dorë nga rregullat idiote

Sigurisht që kompanitë duhet të kenë rregulla por rregullat e panevojshme janë të mërzitshme për gjithkënd. Menaxherët e suksesshëm duhet ti evitojnë këto gjëra. Kur punonjësit ndihen sikur “Big Brother” po i vëzhgon do përpiqen të gjejnë një vend tjetër për të punuar.

Nuk i vlerësojnë arritjet e punonjësve

Në momentin që një menaxher vlerëson arritjet e një punonjësi tregon se është i vëmendshëm. Kjo është formë më e mirë e motivimit për të gjithë punonjësit. Kur një menaxher nuk i vlerëson arritjet e një punonjësi jo vetëm që e demotivon atë por nuk kanë më arsye për ta bërë punën ashtu siç duhet.

Punësojnë e promovojnë njerëzit e gabuar

Shpeshherë ndodh që menaxherët të punësojnë e promovojnë njerëzit e gabuar. Nëse një menaxher nuk arrin ti dallojë punonjësit apo arritjet e tyre nuk I takon pozicioni i menaxherit. Menaxheri është një status i lartë në hierarkinë e një kompanie e nëse nuk janë të aftë për të njohur personelin do të thotë që nuk e meritojnë atë pozicion.

E trajtojnë të gjithë personelin në të njëjtën formë

Është e vërtetë që në një kompani nuk duhet të ketë dallim në mënyrën se si trajtohet personeli por në disa raste diferencimet në sjellje janë të nevojshme. Nëse menaxheri nuk shpreh mirënjohjen për performancën e mirë që punonjësit po tregojnë, kjo është e gabuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A e dini pse kilometrazhet shkojnë deri në 260 km/orë, dhe pse makinat nuk mund të ecin kaq shpejt?
Previous article "Shazam për fytyrat", së shpejti aplikacioni që do t'ju gjej "fiksimin" në smartphone

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT