• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SITUATË E RËNDUAR NGA COVID-19/ Hoti: Spitali ushtarak mund të përdoret për pacientët e infektuar
Home
Rajon

SITUATË E RËNDUAR NGA COVID-19/ Hoti: Spitali ushtarak mund të përdoret për pacientët e infektuar

28 July, 2020 F.autor Rajon

Kosova po punon që të integrojë kapacitetet shëndetësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kështu tha në një konferencë për media kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili të martën vizitoi spitalin e FSK-së.

“Bashkë me ministrin e Shëndetësisë (Armend Zemaj), inspektuam spitalin ushtarak, për të parë kapacitetet që FSK do t’i vë në dispozicion të Qendrës Spitalore, në rast se do të kemi nevojë që t’i përdorim edhe këto kapacitete. Do të punojmë së bashku me stafin shëndetësor të FSK-së që të integrohen me Ministrinë e Shëndetësisë edhe me Shërbimin Spitalor, për të përballuar situatën nëpër të cilën po kalojmë”, tha kryeministri Hoti.

Sipas Hotit, situata me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duket se po “përkeqësohet”, prandaj, shtoi ai, “ne duhet të përgatitemi për të gjitha variantet që t’i kemi përpara në javët dhe muajt e ardhshëm”. Hoti njoftoi se Qeveria e Kosovës po mëton të miratojë masa të reja kundër koronavirusit, të cilat janë propozuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para me koronavirus –e deri më 27 korrik, janë regjistruar 7,413 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 185 kanë vdekur dhe 4,027 janë shëruar. Pacientët që janë me koronavirus po trajtohen në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në shtatë spitale rajonale në vend. Vetë kryeministri Hoti ka paralajmëruar se kapacitetet shëndetësore të Kosovës, për të trajtuar pacientët me COVID-19 janë të mbingarkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËSHILLI POLITIK/ Rudina Hajdari: Mora garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%
Previous article ERION VELIAJ ME COVID-19/ Julian Deda nuk njeh limit: Rrufeja bikerka edhe në...

F.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT