• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITUATA SHBA-TURQI”/ Dy vendet në prag përplasjeje në ‘burimin e luftës’ në Siri
Home
Europë

“SITUATA SHBA-TURQI”/ Dy vendet në prag përplasjeje në ‘burimin e luftës’ në Siri

19 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Gazeta turke “Hurriyet” shkruan sot se se trupat ushtarake ruse po largohen nga Afrin, rajoni risian, ku mendohet të ketë qendrën forca kufitare e krijuar nga SHBA e që do të ketë si bërthamë trupat kurde.

Vendimi i Moskës vjen një ditë pas bisedimeve mes Rusisë dhe Ankarasë, të cilat u zhvilluan në nivel ushtarak dhe të shërbimeve sekret.

Konkretisht mes shefit të Shtabit të Ushtrisë turke, gjeneralit, Hulusi Akar, kreut të shërbimit sekret, Hakan Fidan me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, general, Valery Gerasimov.

Trupat ruse raportohet se janë tërhequr drejt distrikteve Nubul dhe Zahra të cilat janë nën kontrollin e forcave qeveritare të Sirisë.

Mendohet se Rusia mban të dislokuara rreth 300 trupa në Afrin, rajon kufitar me Turqinë dhe që kontrollohet në masë dërrmuese nga Njësitë e Mbrojtjes Popullore – peshmerga, që cilësohen nga Ankaraja zyrtare si milici e Partisë Punëtore të Kurdistanit, sipas saj organizatë terroriste.

Koordinimi mes të dyja vendeve u njoftua dje publikisht nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu, që në një intervistë për CNN, tha se “ne duhet të jemi të kujdesshëm që të shmangim aksidentet”.

Turqia ka kërkuar përdorimin e hapësirës ajrore siriane për të ndërmarrë operacionin ushtarak që synon qartë eliminimin pa nisur mirë të forcës kufitare kurde, e cila është ideuar dhe po ngrihet nga SHBA.

Ajo konsiston në 30 000 trupa dhe është parë nga Turqia si kërcënim direkt për sovranitetin e saj afatgjatë.

Ankaraja mendon se kjo trupë hedh bazën e një shteti kurd dhe opsioni ushtarak është tanimë në tryezë.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ky me siguri do të shënonte nisjen e një konflikti të armatosur mes dy anëatrëve të NATO-s, Turqisë dhe SHBA-së.

Është me rëndësi të theksohet se në kuadër të zhvillimeve të fundit, Damasku zyrtar e ka cilësuar prezencën amerikane në vend si akt agresioni, por nuk ka përcjellë të njëjtin qëndrim edhe për ndëryrjen eventuale turke, që cenon sovranitetin po me gjasë i shërben edhe llogarive cinike të Assadit për eliminimin e një poblemi territorial, por edhe me kosto të shtuara për SHBA që prej kohësh nuk e duan më në pushtet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon
Previous article E mbani mend Armelën e Big Brother? Ja fytyra e saj reale... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT